Trupi i pajetë i një personi është gjetur në Tiranë këtë të shtunë.
Ai është gjetur në rrugën 5 Maji në kryeqytet.
Dyshimet e para janë se ai është punëtor në një kantier ndërtimi, i cili mund të jetë rrëzuar nga lartësia.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.


