• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA/ Rrëfimi prekës i nënës që humbi djalin e vetëm nga përdorimi i drogës
Home
Sociale

HISTORIA/ Rrëfimi prekës i nënës që humbi djalin e vetëm nga përdorimi i drogës

6 September, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Një histori sa e trishtë aq edhe frymëzuese është ajo e Arjeta Musliut, e cila prej më shumë se një viti humbi djalin e saj të vetëm për shkak të varësisë ndaj drogës. Përpjekja 4-vjeçare e Arjetës dhe djalit të saj Riadit për të luftuar këtë betejë nuk përfundoi ashtu siç pritej.

Humbja e djalit për të u kthye në forcë dhe vullnet. Pas një viti përpjekjesh Arjeta hapi qendrën këshilluese “Këshillimi” për personat e varur nga substancat narkotike. E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Arjeta Musliu rrëfeu historinë e trishtë e humbjes së djalit të saj 19-vjeçar dhe përcolli mesazhe me shumë vlerë.

“Fatkeqësisht djali im nuk është më në mesin tonë fizikisht, sepse asnjë sekondë një nënë nuk mund të mos ketë në zemër fëmijën e saj. Falenderoj Zotin që sot unë mund të kultivoj mendime të shëndosha dhe të vlerësoj të mirat që kam përreth. Familja dhe shoqëria kanë qenë përkrahja ime”.

“Historia e djalit tim ka filluar para 5 vitesh, kur ai ishte 14 vjeç. Katër vite për ne u shndërruan në një luftë me shumë beteja. Kisha raporte shumë të mira me djalin dhe një ditë ma tha vetë që kishte nevojë të fliste me mua dhe më tregoi që kishte filluar të konsumonte substanca narkotike. Gjeta forcë të qëndroj para tij, por shpirti mu shndërrua në grimca”.

“Fillimisht vura re që shumë gjëra tek ai kishin ndryshuar, kthehej vonë në mbrëmje, kishte ndryshuar shoqërinë, mungesat në shkollë, ndryshimet fiziologjike që filluan të bëheshin të dukshme. Bëmë disa analiza, por gjithnjë ia mohoja vetes që mund të ishte përdorues sepse ishte diçka që nuk e dëshiroja’.

“Ai kërkoi ndihmë dhe ne filluam menjëherë të merrnim masat që fatkeqësisht tek ne mungojnë. Jam e zhgënjyer nga institucionet, nga policia, duhet të merren masa. Në qendrën psikiatrike në Prishtinë është reparti i sëmundjeve të varësisë ku bëhet detoksifikimi i individit, por nuk janë kushtet adeguate që i duhen përdoruesve të drogës”.

“Djali im kaloi një javë pa substanca dhe filloi të shikojë botën reale. Filloi të ndjejë se mund ta mundte dhe kërkoi të sillte lule në dhomën ku qëndronte në mënyrë që ta shihnin edhe shokët e tij, që do vinin të kërkonin shërim. Dy javë nuk ishin të mjaftueshme që ai të shkëputej, përdoruesi duhet të qëndrojë larg shoqërisë që ka pasur. Nëse ai bashkohet me shoqërinë që ka pasur dhe iu thotë se do të heqë dorë, atëherë ai do të trajtohet nga ata si i dobët dhe që nuk di të shijoj jetën. Sepse ata kënaqësitë e jetës i shohin tek e bardha që vret”.

“Lus Zotin të jem nëna e fundit që kaloj këtë dhimbje. Djali im ishte shumë i avancuar në teknologji dhe një ditë kishte lexuar se gjuha e delfinëve ishte zbuluar nga një person që ishte përdorues i substancave narkotike dhe atij i ishte fiksuar që përmes përdorimit do mund të arrinte të lexonte mendjet e njerëzve. Këtë mendim joreal e jep përdorimi i substancave, sepse abuzimi kalon në çrregullime psikike”.

“Atë ditë që djali im u largua fizikisht nga ne, unë isha afër Tiranës. Kisha babanë me shëndet jo të mirë dhe do t’i bënim një vizitë në Tiranë. Bisedova me djalin në orën 9 të mëngjesit. Më tha që ishte shumë mirë, që më donte shumë dhe donte të dinte si isha unë. I thashë që do kthehesha dhe që e mbështesja për t’ia dalë bashkë. Kjo ishte biseda e fundit që patëm bashkë”.

“Më vonë mora një telefonatë nga një shoqe që më tha se duhet të kthehesha në Kosovë sepse djali ishte në rrezik për jetën. Menjëherë më shkoi mendja se kishte abuzuar. Arrita në shtëpi dhe u gjenda pranë shumë miqve me të cilët ndava dhimbjen. E përballova, por kjo është sprova më e madhe që mund të godasë një nënë. Mblodha forcat dhe tashmë kam hapur qendrën që për mua ishte amanet, gjithçka në qendrën tonë ofrohet falas”, tregoi Arjeta Musliut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHMANGET TRAGJEDIA NË BRAZIL/ Tifozi bie nga tribuna gjatë festës, 12 metra lartësi por i ndodh që... (VIDEO)
Previous article "DO ISHTE MIRË TË TËRHIQESHA NGA MUZIKA"/ Capital T shokon fansat me deklaratën

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT