• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËR SHQIPËRINË TURISTIKE/ Rama: Brenda 16 muajve nuk do të ketë më shishe, gota dhe pjata plastike
Home
Politikë

PËR SHQIPËRINË TURISTIKE/ Rama: Brenda 16 muajve nuk do të ketë më shishe, gota dhe pjata plastike

6 September, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Një vit nga hyrja në fuqi e vendimit për ndalimin e qeseve plastike, kryeministri Edi Rama shkruan se është shënuar rezultat pozitiv, pasi sipas tij ka 50% më pak prodhim të tyre.

“Me hyrjen në fuqi të Vendimit të Qeverisë për “Qeset Plastike” është shënuar një rezultat shumë pozitiv: 50% më pak prodhim të qeseve plastike” thotë ai.

Kreu i qeverisë vendos edhe objektivin. “Objektivi yne: Qershor 2020 afati final i nxjerrjes së qeseve plastike nga qarkullimi, pas daljes së Ligjit për Ndalimin e Hyrjes, Prodhimit dhe Përdorimit të Qeseve Plastike në Shqipëri’.

Sfida e radhës janë shishet, golat dhe pjatat plastike. “Dhjetor 2020 afati final i nxjerrjes së shisheve, gotave e pjatave plastike nga qarkullimi, pas daljes së të njëjtit ligj.

Eshtë një objektiv shumë ambicioz, por Shqipëria Turistike që duam nuk mund të bashkëjetojë me qeset e me shishet plastike, prandaj do të vazhdojmë drejt për të realizuar objektivin, duke hyrë në një proces intensiv konsultimi publike” përfundon Rama.

Sipas vendimit të qeverisë për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike, në treg lejohen vetëm qeset e riciklueshme të cilat u jepen blerësve kundrejt pagesës 5 deri në 10 lekë.

Për të gjitha subjektet nga supermarketet e mëdha e deri të tregtarët e vegjël që nuk përdorin qese të riciklueshme, gjobat do të variojnë nga 100 mijë deri në 150 mijë lekë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NISEN DREJT KOSOVËS/ Kombëtarja Çeke mesazh surprizë: Ju lutemi shtrëngojini rripat e sigurisë...
Previous article TREGON ARSYET PSE NUK SHOQËROHET ME BECKAM/ Michael Owen shpjegon: Mua nuk më pëlqente të shkoja...

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT