Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Krujë, ku për pasojë ka humbur jetën një 50-vjeçar.
Sipas policisë aksidenti ndodhi në aksin rrugor Fushë Kruje-Laç, në fshatin Luz, ku një 50-vjeçar me inicialet N.SH, i cili po lëvizte me biçikletë, është përplasur nga një automjet ti “Man”.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Krujë
Informacion paraprak
Më datë 05.09.2019 , në aksin rrugor Fushë Kruje-Laç, në fshatin Luz, një mjet tip MAN, me drejtues S.D., ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin N.Sh., rreth 50 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


