• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JO I DËMSHËM”/ E vërteta për “Silicon Mix Fertilizer” (VIDEO)
Home
Sociale

“JO I DËMSHËM”/ E vërteta për “Silicon Mix Fertilizer” (VIDEO)

5 September, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit në lidhje me bllokimin dhe më pas lejimin e një sasie prej 4.600 litrash pleh kimik, Silicon Mix Fertilizer, ka vënë në lëvizje disa institucione dhe ka ngritur shqetësime për efektet e tij.

Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë se ky produkt nuk duhej futur në Shqipëri, pasi sipas inspektorëve të tij, është në listën e plehrave të ndaluar.

Në raport nuk është përfshirë ndonjë listë e tillë, por a është vërtet i ndaluar Silicon Mix Fertilizer, që u bllokua dhe u zhbllokua pas 8 muajsh nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit?

Sasia prej 4.600 litrash mban emërtimin “EC Fertilizer”. Sipas ligjit shqiptar për plehrat në bujqësi, për produktet e kësaj kategorie nuk ka asnjë kufizim:

“Plehrat vendosen në treg vetëm nëse jane plehra me emërtimin “EC Fertilizers”, të cilat lejohen të qarkullojnë lirshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë”.

Ekspertë të bujqësisë dhe sigurisë ushqimore thonë se ligji është i qartë.

Agronomi Pandeli Pasko thotë se Silicon Mix Fertilizer nuk ka asnjë rrezik.

Ai mbron bimën dhe përdoret në mjaft vende të botës, përfshirë Bashkimin Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izrael dhe Angli.

“Është i lejueshëm dhe përdoret në shumë vende të BE. Nuk ka efekte anësore nëse përdoret si duhet”.

A duhej të bllokohej ky produkt?

“Ky është një pleh kimik që nuk duhej të bllokohej dhe nëse duhej, do të duheshin kryer analizat për të treguar çfarë duhet të përbante”.

“Duhet të hyjë sepse është pleh. Nuk ka kufizim për plehrat kimikë. Është fertilizator që mbron bimën”, shprehet Alban Zusi nga Shoqata e Industrialistëve Ushqimorë.

“Nëse ka hyrë si fertilizator, është i lejueshëm. Nëse ka hyrë si insekticid, jo”, thotë Sokol Stafa, ekspert i certifikimit të produkteve bujqësore.

Dokumentet doganore të siguruara nga Televizioni Klan për këtë produkt, tregojnë se ai ka emërtimin “EC Fertilizer”, çka do të thotë se bëhet fjalë për një pleh që përdoret gjerësisht në bujqësi dhe nuk është insekticid, që të përshihet në listën e solucioneve të ndaluara.

Ligji dhe sqarimet e ekspertëve hedhin kështu dritë mbi një furtunë të krijuar nga një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit, inspektorët e të cilit së paku duhet të kishin lexuar legjislacionin përpara hartimit të raportit, për të parë qartë se Silicon Mix Fertilizers nuk është në listën e plehrave të ndaluara.

Ajo çfarë mbetet e paqartë është se përse Autoriteti Kombëtar i Ushqimit e ka bllokuar këtë ngarkesë për 8 muaj me radhë, pa vërtetuar asnjëherë që ai është i ndaluar apo i rrezikshëm, derisa është detyruar të zbatojë ligjin duke e zhbllokuar.

I paqartë është edhe fakti se përse drejtorja e Kabinetit të Kryeprokurores së Përkohshme, Alketa Zifla, në një letër drejtuar Prokurorisë së Tiranës për të verifikuar një shkresë të ish – ministrit Peleshi, e klasifikon këtë pleh me emrin insekticid, duke e orientuar në këtë mënyrë hetimin sikur të bëhej fjalë për një solucion bujqësor që nuk lejohet të futet në Shqipëri, në një kohë kur ligji thotë tërësisht të kundërtën dhe kur në asnjë shkresë doganore apo në vetë raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit nuk thuhet asgjëkundi se Silicion Mix është insekticid.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PLAS" TEK KROACIA/ Ante Rebic braktis intervistën dhe kapet me Perisic për shkak të… (VIDEO)
Previous article PORTIERI BËN GAFËN E VITIT/ Por e pabesueshme çfarë bën sulmuesi me portën bosh (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT