• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U QËLLUA ME 15 PLUMBA/ Autopsia zbulon detaje të rënda si u vra shqiptarja nga burri
Home
Breaking News

U QËLLUA ME 15 PLUMBA/ Autopsia zbulon detaje të rënda si u vra shqiptarja nga burri

5 September, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Autopsia e kryer në trupin e Armenda Aliut, e cila gjatë muajit të kaluar në njërën nga lagjet në Prizren u vra në mënyrë mizore nga burri i saj, Bajram Velija, ka nxjerrë detaje të rënda. Raporti i autopsisë që tashmë gjendet në duart e Prokuroris bënë me dije se pas të shtënave viktima ka pasur gjakderdhje të brendshme, e cila ka qenë vdekjeprurëse. Të dyshuarit për vrasje, ndërkaq, i është vazhduar paraburgimi edhe për 2 muaj të tjerë.

Me kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit i është vazhduar masa e paraburgimit Bajram Velijajt me dyshimet se vrau gruan e tij, Armenda Aliun. Kështu ka konfirmuar prokurorja e cila po merret me rastin, Ervehe Gashi.

“Mund të ju konfirmoj se personit të lartëcekur me kërkesë e Prokurorisë i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë. Ne me datë dy të këtij muaji kemi bërë kërkesë për vazhdimin e paraburgimit dhe Gjykata e ka miratuar atë”, ka konfirmuar për Gazetën prokurorja Gashi.

Ajo ka treguar për detajet nga raporti i autopsisë i bërë në trupin e viktimës Armenda Aliut.

“Janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore rreth këtij rasti. Raporti i autopsisë tashmë gjendet tek ne. Ne e kemi analizuar atë dhe në bazë të tij, konstatohet se vdekja ka qenë e dhunshme si pasojë e goditjes me armë zjarri. Viktima ka pasur gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme. Në trupin e saj ka vrima hyrëse dhe dalëse të plumbave”, ka dhënë detaje të autopsisë prokurorja e rastit, raporton “kosova sot”.

Ndërkohë, Prokuroria pritet që gjatë muajit të ardhshëm ta bëjë gati aktakuzën për gjithë këtë rast të dhimbshëm.

E ndërkohë, familja e viktimës përmes palës mbrojtëse, avokatit Arianit Koci, po kërkojnë burgim të përjetshëm për të dyshuarin.

Javë më parë për media, avokati Koci u shpreh se në bazë të provave që ai ka, del të jetë se vrasja u krye me paramendim.

“Në cilësinë e përfaqësuesit të palëve të dëmtuara kam filluar me analizën e provave dhe dëshmive lidhur me vrasjen makabër të së ndjerës Armenda. Te gjitha provat tregojnë që vrasja ka qenë e paramenduar, e planifikuar mirë, dhe se e njëjta, vrasja pra, është kryer në mënyrën më mizore të mundshme”, ka deklaruar avokati Arianit Koci i cili është palë mbrojtëse e familjes së dëmtuar.

Familja e viktimës po kërkojnë dënim maksimal për të dyshuarin për këtë vrasje.

“Për shkak të mizorisë ekstreme dhe paramendimit, kjo vrasje është kualifikuar si vrasje e rëndë, dhe kryesi i veprës e meriton dënimin me burgim të përjetshëm”, deklaron tutje Koci.

Ndërkohë motivi i gjithë kësaj ngjarje të rëndë ende nuk dihet. Besohet se rastit i ka paraprirë një zënkë që çifti kishin pasur në natën kritike me njëri-tjetrin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PORTIERI BËN GAFËN E VITIT/ Por e pabesueshme çfarë bën sulmuesi me portën bosh (VIDEO)
Previous article PO ''ÇMEND'' RRJETIN ME POZA SEKSI/ Shikoni si duket ylli britanik i ''Celebrity Big Brother'' me bikini (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT