Dy persona janë arrestuar pasi një makinë u fut në një turmë njerezish që po bënin pazarin e Krishtlindjeve në Melbourne, Australi, të enjten. Policia po e quan një “veprim të qëllimshëm”.
Më shumë se një duzinë njerëz u plagosën kur makina goditi këmbësorët jashtë stacionit të Melbourne-it Flinders Street vetëm pas orës 4.30 të mëngjesit. (Koha lokale)
Zëdhënësi i policisë së Viktorias u tha gazetarëve se ishte shumë herët në hetim për të përcaktuar motivimin. Policia bëri thirrje për dëshmitarë dhe i këshilloi njerëzit të qëndronin larg asaj që ata po e quajnë një “vend të krimit”.
Flinders Street është një nga rrugët më të zhurmshme të këmbësorëve të Melburnit, që kalon midis një stacioni të madh të trenit dhe qendrës së qytetit.
Dy persona po merren në pyetje në vendngjarje. Zëdhënësi i policisë u tha gazetarëve se disa prej të lënduarve ishin në një gjendje kritike.
Jim Stoupas, pronar i dyqanit Walkers Donut në Rrugën Elizabeth, tha për CNN se pa njëmakinë të madhe që shkonte rreth 60 kilometra në orë poshtë Flinders Street.
“Kemi dëgjuar një zhurmë të tmerrshme dhe njerëz që fluturojnë kudo. Ne kishim shumë konsumatorë në dyqanin tonë dhe ata ishin të traumatizuar”.
Përgatiti: AlpeNews.al




