• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SUPER AKSIONI I POLICISË/ Në pranga 15 persona. Mes tyre BIZNESMENË dhe ish-kandidatja për deputete e PD-s (EMRAT)
Home
Breaking News

SUPER AKSIONI I POLICISË/ Në pranga 15 persona. Mes tyre BIZNESMENË dhe ish-kandidatja për deputete e PD-s (EMRAT)

5 September, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, Policia e Shtetit, në bashkëpunim me hetimin tatimor, ndërmorri mbrëmjen e së mërkurës një operacion të gjerë për ndalimin e disa personave, mes të cilëve edhe biznesmenë, që dyshohet se kishin ngritur skema mashtruese për tvsh.

Dyshimet janë se të arrestuarit kishin krijuar firma fiktime, me qëllim shmangien e pagesave të detyrimeve.

Megjithëse ende nuk ka një shifër zyrtare, mendohet se dëmi i krijuar ndaj shtetit është disa milionë euro.

Fillimisht mësohet se janë shoqëruar rreth 50 persona, por rreth 15 prej tyre janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Mësohet se abuzimet i përkasin periudhës 2017-2019, ndërsa operacioni është në vazhdën e atyre të ndërmarra më parë për goditjen fenomenit të informalitetit.

Në operacionin e djeshëm janë ndaluar biznesmenë të fushave të ndryshme, përfshi këtu edhe administrator të policive private.

Një nga emrat e arrestuar është ai i Besnik Pelivanit, i cili është administrator i kompanisë së ndërtimit A.B.BE.

Ilirjan Dimo, është një tjetër emër i arrestuar, ndërkohë që në pranga kanë rënë edhe Haxhi Sala pronar i kompanisë ‘LEKSI SECURITY’ dhe Astrit Lala, i cili po ashtu është ortak i kompanisë ‘LEKSI SECURITY ’.

Referuar të dhënave Leksi Security shtrin aktivitetin nga ruajtja e objekteve dhe institucioneve publike dhe private, te instalim dhe përdorim i sinjalistikës të radioalarmit dhe pajisjeve te pajisjeve te tjera te vëzhgimit, si dhe shoqërimin dhe ruajtjen e vlerave monetare.

Gjithashtu në veprimtarinë e saj përfshihet furnizim, instalim dhe mirëmbajtje i pajisjeve te telekomunikacionit dhe radio ndërlidhjes/import eksport me shumicë dhe pakicë i materialeve te teknologjisë 2 elektrike dhe elektronike, pajisje për navigacion. Import eksporte dhe shitje, ndërtim dhe mirëmbajtje e avionëve dhe pjesëve të tyre, detektive dhe investigues private.

Po kështu është arrestuar Shpresa Joanidhi, një tjetër administratore biznesi, e cila ka qenë edhe kandidate për deputete e partisë demokratike për qarkun e Gjirokastrës pak vite më parë.

Fatmir Firi, administrator i kompanisë ARB & TRANS 2010, është një tjetër emër i arrestuar me urdhër të prokurorisë. Kompania në fjalë është e regjistruar për eksportimin dhe importimin, tregtimi me shumicë e pakicë i mallrave industriale, bujqësore, blegtorale, automjete e pjesë këmbimi, pajisje elektroshtëpiake, elektronike materiale ndërtimi te çdo lloji, lendë drusore, bojrave të ndryshme plastike për mure e fasada, kimikate dhe lënde të para, prodhime druri etj.

Kompania ka aktivitet në fushën e transportit të brendshem e të jashtëm për udhëtarë e për mallra në mënyrë tokësore si dhe servise për të gjitha llojet e automjeteve. Gjithashtu ka aktivitet në fushën e ndërtimit, gërmim dheu dhe prodhim materiale ndërtimi, etj.

Operacioni është ndërmarrë pas një hetimi disa mujor. Mësohet se personat e arrestuar dyshohet se kanë rregjistruar subjekte tregtare në mënyrë fiktive, pa asnjë lloj aktiviteti, me qëllim tërheqjes e blloqeve Tatimore të TVSH-së, duke lëshuar fatura TVSH-je shitje (fiktive) për subjekte të treta.

Në këtë mënyrë është krijuar një skemë mashtrimi përmes të cilës kryeshin shitje fictive, por duke bërë të mundur kreditimin e TVSH-së në blerje.

Burimet bëjnë të ditur se përmes kësaj veprimtarie anti-ligjore janë konsumuar veprat penale “Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, “Fshehje të të Ardhurash”, “Mospagim të Taksave dhe Tatimeve”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHENJTËRIMI I NËNË TEREZËS/ Ruçi: Të udhëhiqemi nga dashuria, e jo mëria
Previous article "DO QESHNI ME LOT"/ Juli dhe XHODA bëjnë kërcimin EPIK në festën e "I love Tropoja" (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit Aktualitet

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit

BAJPASI I ELBASANIT/ Nisin punimet për ndërtimin e autostradës që do të lehtësojë trafikun Aktualitet

BAJPASI I ELBASANIT/ Nisin punimet për ndërtimin e autostradës që do të lehtësojë trafikun

"KRYETARI I PAGËZUAR RISHTAS NGA KUSHTETUESJA..."/ Vendimi për Veliajn, Rama: Rast unikal në historinë e Europës demokratike Breaking News

"KRYETARI I PAGËZUAR RISHTAS NGA KUSHTETUESJA..."/ Vendimi për Veliajn, Rama: Rast unikal në historinë e Europës demokratike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT