Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksioni i Krimit Ekonomik të Policisë së shtetit dhe Hetimit Tatimor, nga ku u zbulua një skemë mashtrimi me TVSH. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se nga kjo skemë i është shkaktuar shtetit një dëm prej 4 milion eurosh, si dhe janë nxjerrë nga Prokuroria 20 urdhra ndalimi për personat e përfshirë. Referuar po të njëjtave burimeve, nga ky operacion janë zbuluar 5 kompani fantazmë, ku mësohet se përveç blerësve janë ndaluar edhe biznesmenë.


