• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U THER NË JANAR NGA MAFIA E BURGJEVE GREKE/ Shokët e grupit i bëjnë të pabërën Arbër Bakos
Home
Breaking News

U THER NË JANAR NGA MAFIA E BURGJEVE GREKE/ Shokët e grupit i bëjnë të pabërën Arbër Bakos

5 September, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Arbër Bako u ther në burgun e Koridhalos në janar të këtij viti nga një shqiptar dhe një grek. Mediat greke raportuan se urdhrin për ekzekutimin e tij e dha “Mafia e Burgjeve” në Greqi, e drejtuar nga shqiptarët.

Bako ka qenë pjesë e grupit të shqiptarëve të përbërë nga Klodian Lekoçaj, Olti Duçe, Brahim Brahimi dhe të tjerë, të cilët sipas mediave greke merreshin me “punë speciale” që ua kërkonte greku Aristidhes Floros. Ky i fundit ishte akuzuar nga prokuroria për një mashtrim qindra milion euro në dëm të shtetit grek dhe gjatë gjyqit donte të frikësonte avokatin që përfaqësonte palën akuzuese, pikërisht Mikhali Zafiropulos.

Sipas policisë, në zyrën e Zafiropulos shkuan Brahim Brahimaj dhe Aleksdandër Mata, ndërsa rol në pati edhe Olti Duçe. Avokati i famshëm grek u vra me një plumb në zyrën e tij, i cili i përshkoi mëlçinë.

Duket se vrasja e Arbër Bakos ka bërë që të gjithë pjestarët e grupit të akuzojnë atë për krimet e ndodhura më parë duke thënë se Klodian Lekoçaj, i cilësuar nga mediat greke si koka e “Mafies së Burgjeve” në Greqi, të dalë i larë.

Mediat greke kanë publikuar sëfundmi dëshmitë e tyre.

Në dëshminë e tij, Brahim Brahimaj, i cilësuar si ushtari i Lekoçajt dhe i akuzuar për therjen e Arbër Bakos në janar tha: Nuk donim ta vrisnim, thjesht ta frikësonim që mesazhi të çohej siç duhej. Klodian Lekoçaj nuk ka asnjë lidhje me këtë vrasje. Urdhrin për të shkuar tek avokati na e dha Arbër Bako.

Ndërkohë, vetë Klodian Lekoçaj shprehet: Nuk mund të them se jam krejtësisht i pafajshëm pasi kam bërë disa prapësi, por unë jam dënuar për ato që kam bërë. S’kam të bëj aspak me vrasjen e Zafiropulos. Arbër Bako më ka ngatërruar kot emrin pas krahëve. Ishte fati i tij i keq që plumbi i qëlloi në mëlçi.

Lekoçaj tha gjithashtu se ishte Bako ai që ishte marrë vesh me biznesmenin grek Aristidhes Floros për të vrarë avokatin tjetër George Antonopoulos, i cili shpëtoi, raporton Albeu.com.

“Vrasja nuk u krye dhe paratë nuk u paguan siç ishte marrë vesh Bako me Florosin”, vijon Lekoçaj.

Gjatë një viti në burgjet greke janë vrarë mjaft shqiptarë që kanë patur të bëjnë me grupin e drejtuar nga Lekoçaj dhe Bako. Në janar u vra edhe ky i fundit, ndërkohë që prokuroria përgatiste dosjen për vrasjen e avokatit Zafiropulos. Prokuroria dyshon se në burgjet greke operon një grup mafioz i drejtuar nga shqiptarët që “mbyllin punët” e biznesmenëve grekë edhe prej qelive përmes urdhrave që u japin jashtë ushtarëve të tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTAT E OPOZITËS?!/ Ngjela: Opozita nuk ka njerëz, bën thjesht zhurmë
Previous article RAPORTI OSBE/ “Shuplaka” e dytë opozitës: Ndikuan negativisht në proces por u siguruan zgjedhje demokratike

k.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit Aktualitet

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit

BAJPASI I ELBASANIT/ Nisin punimet për ndërtimin e autostradës që do të lehtësojë trafikun Aktualitet

BAJPASI I ELBASANIT/ Nisin punimet për ndërtimin e autostradës që do të lehtësojë trafikun

"KRYETARI I PAGËZUAR RISHTAS NGA KUSHTETUESJA..."/ Vendimi për Veliajn, Rama: Rast unikal në historinë e Europës demokratike Breaking News

"KRYETARI I PAGËZUAR RISHTAS NGA KUSHTETUESJA..."/ Vendimi për Veliajn, Rama: Rast unikal në historinë e Europës demokratike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT