• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ROLI I PD/ Zbulohet loja e segmenteve politike të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe SHISH për çështjen “Babale”
Home
Politikë

ROLI I PD/ Zbulohet loja e segmenteve politike të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe SHISH për çështjen “Babale”

4 September, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Seanca e sotme gjyqësore për çështjen “Babale” ka marrë një kthesë të fortë, kur si Prokurori Besim Hajdarmataj ashtu edhe komunikimet dhe deshmitë e oficerëve të SHISH, konfirmojnë se nuk kanë pasur asnjë provë për përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj në veprimtari kriminale.

Në këtë “lojë”, duket se janë përfshirë segmente të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, por edhe të Shërbimi Informativ Shtetëror të lidhura me PD ndërkohë që materialet u publikuan më pas nga PD.

Në fjalën e tij, Hajdarmataj ka konfirmuar se ka takuar Babalen, por për shkak të personalitetit të të pandehurit “Babale” si një njeri me vese dhe precedent penalë të mëparshëm, këtë çështje ia ka kaluar SHISH pasi prej tij në takim nuk i është prezantuar asnjë  provë konkrete, por vec dyshime e supozime.

“E pyeta pak për personalitetin e tij, më ka treguar se kishte qenë i dënuar për trafik droge jashtë vendit. I ndodhur para kësaj situate kam shkëputur bisedën pasi kishte të bënte me punonjës policie dhe flitej e për vëllain e ministrit të Brendshëm dhe kërkova takim me drejtorin e shërbimit informativ shtetëror.

Se kujtoj kur e takova drejtorin e SHISH. Babales i thamë se do vish edhe njëherë në mëngjes. Të nesërmen në zyrën time erdhi një nga drejtorët e SHISH dhe pranuan ta merrnin ata si rast ta trajtonin si informator”.

Hajdarmataj ka treguar më tej edhe komunikimin me vetë Drejtoritn e Shërbimit Informativ, i cili ashtu si prokurori, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë provë për përfshirjen në afera të vëllait të ish-mininistrit të Brendshem.

“Kujtoj se jam interesuar dhe pyeta çfarë po bëhej. Drejtuesi i SHISH më tha s’kemi asgjë konkrete dhe se nga  përgjimet e vëzhgimet e kryera prej tyre në territor nuk kishte asnjë lloj prove apo fakti konkret mbi vëllain e ishministrit” tha ai.

Hajdarmataj mohoj që ai të ketë dhënë shkresë për SHISH konform ligjit që ti bënin këto përgjime si dhe që ai ka bashkëpunuar me PD për këtë gjë.

Kujtojmë që Hajdarmataj me origjinë nga Tropoja ka pasur mbështetje të vazhdueshme nga PD dhe drejtëpërdrejtë nga familja Berisha për promovimin e tij të shpejtë në karierë në rradhët e organit të akuzës dhe ai ka qënë pjesë e grupit Llalla kundër reformës në drejtësi.

Nga ana tjetër, Ervin Salianji ka vendosur që t’u shmanget seancave dëgjimore duke preferuar që të përfaqësohet nga avokati i tij.

Zbardhet dëshmia e Ylli Rakipit në Prokurori: Ja pse vendosa të mos e transmetoj si “përgjim”

Lidhur me çështjen Babale’ është thirrur për të dëshmuar edhe gazetari Ylli Rakipi. Ai është shprehur se ka pasur dijeni për këtë informacion investigues që akuzon vëllain e ish ministrit të Brendshëm, por ka shtuar se në momentin që është njohur me këtë material të sjelle nga gazetari përkatës ka vendosur të mos e transmetojë pasi nuk i ishte dukur i vërtetë. Rakipi ka nënvizuar se ka pasur dyshime shumë të forta për vërtetësinë e këtij materiali.

“Nuk mundet ta bëja pasi nuk ishte me standardet e një gazerie normale”, citohet të jetë shprehur gazetari Rakipi, i cili ndonëse njihet si një nga më kritikët ndaj qeverisë “Rama”, vendosi që të mos e transmetojë në emisionin e tij këtë material të servirur më pas nga PD përmes gojës së Salianjit, Alibeajt dhe Bardhit.

Ylli Rakipi shkëmbeu një sërë batutash me prokurorët e çështjes duke i treguar se si ja servirën këtë material “audio” për të sulmuar ish kreun e reformës në drejtësi dhe që dyshimet mbi vërtetësinë e saj që e shtynë për të mos e publikuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO ''ÇMENDIN'' RRJETIN/ Adrola Dushi dhe Kristina Baki pozojnë të mbështjellura me flamurin shqiptar
Previous article 13 HERË KAMPIONËT E EUROPËS/ Reali publikon listën e lojtarëve për Champions, mungon një emër i madh

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT