• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E ALBERT BAKOS/ Të burgosurit ia lënë fajin shqiptarit të vdekur për vrasjen e avokatit
Home
Breaking News

VRASJA E ALBERT BAKOS/ Të burgosurit ia lënë fajin shqiptarit të vdekur për vrasjen e avokatit

4 September, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dy të burgosurit në burgun grek Clodian Lekotsai dhe Dulcey Oldy kanë mohuar të kenë marrë pjesë së bashku me të ndjerin shqiptar Albert Bako, në vrasjen e avokatit grek, Michalis Zafeiropoulos.

Ata janë shprehur se i gjithë faji për vrasjen e avokatit ka qenë i viktimës Albert Bako, ndërsa ata nuk kanë qenë fare të përfshirë.

Sipas tyre Bako, kishte porositur Ibrahim Brahimi që të vizitonte i armatosur në zyrën e tij avokatin Zafiropoulou, dhe ta frikësonte. Por fatkeqësisht plumbi i preku mëlçinë duke i marrë jetën.

“Të them se jam një i pastër, nuk jam. Por për atë që kam bërë jam dënuar. Nuk kam asnjë lidhje me vrasjen e Zafiropulos. Bako e përfoli emrin tim pas shpinës. Ai dërgoi Brahimin në zyrën e Zafiropoulos për ta trembur. Ishte fat i keq që plumbi i preku mëlçinë duke i marrë jetën. Ata donin të merrnin para nga Floros, përmes Zafiropoulos dhe të merrnin informacion nga avokati se ku jetonte ai”, – tha Clodian Lekotsai, në dëshminë e tij.

I pandehuri i dytë, Oldy Dulce, gjithashtu hodhi përgjegjësi ndaj të ndjerit Albert Bako, duke thënë se: “Është më mirë për mua që të dalë e vërteta. Njoftojeni familjen pse dhe si ndodhi. Jo për mua, sepse unë tashmë jam i dënuar dhe Bako ka shkatërruar jetën time. Unë jam i fundit që e di se çfarë ndodhi. Sidoqoftë, familja e viktimës duhet të mësojë të vërtetën. Është turp.”

Në fund, në fjalën e tij i akuzuari për vrasjen e avokatit, Michalis Zafiropoulos, Ibrahim Brahimi, pretendoi se ai nuk kishte ndërmend ta vriste, por ta frikësonte atë.

Ai tha se urdhri i ishte dhënë nga Baku, ndërsa pretendonte se bashkë-të pandehurit e tij Clodian Lekotsai dhe Oldy Dulce nuk kishin lidhje me rastin.

Gjyqi për të akuzuarit pritet të rifillojë më 10 tetor me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm.

Vrasja e Arbër Bakos

Arbër Bako u vra në burgun e Koridalos, në Athinë, në 14 janar të këtij viti. Bako kishte vetëm pak ditë që ishte transferuar nga burgu i Chanias, kur ndodhi vrasja. Transferimi i tij, duket se është pikasur nga anëtarët e një bande rivale, të cilët i kanë bërë pritë, duke e vrarë. Viktima, Albert Bako në vitin 2014 kishte hapur zjarr në një bar në Mikrolimano duke plagosur 14 persona.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SFIDA ELIMINATORE "EURO 2020"/ Franca 1 miliardëshe përballë Kombëtares modeste
Previous article "SHKAKTOI DËME KATASTROFIKE NË KARRIERËN TIME"/ Michael Owen akuzon rëndë: Capello është një plehrë...

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT