• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RIKONSTRUKSIONI I SHKOLLËS 9-VJEÇARE/ Veliaj: Gati për sezonin e ri shkollor, me sistem ngrohjeje dhe palestër të re
Home
Breaking News

RIKONSTRUKSIONI I SHKOLLËS 9-VJEÇARE/ Veliaj: Gati për sezonin e ri shkollor, me sistem ngrohjeje dhe palestër të re

4 September, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News

Shkolla “Dhora Leka” është rikonstruktuar dhe do të jetë gati për sezonin e ri shkollor. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi përfundimin e punimeve për rikonstruksionin e godinës.

“Është një zonë që po rritet si nga ana e Rr. ‘Dritan Hoxha’, si nga ana e Rr. “Teodor Keko”, sidomos tani me rregullimin e Lanës dhe me rifillimin e punëve në Unazën e Re që kalon te Astiri. Jam shumë i lumtur që kemi akomoduar në një godinë parashkollorin dhe një infrastrukturë moderne”, theksoi Veliaj.

Shkollës i janë shtuar edhe terrenet sportive dhe i është dhënë fund problemit me të ftohtin në dimër, përmes instalimit të ngrohjes qëndrore.  Palestra e re e ndërtuar në anën jugore të oborrit ka ambientet ndihmëse, dhomat e zhveshjes për djem e vajza dhe mjediset sanitare. Veliaj ftoi banorët që të kujdesen për investimin dhe të shfrytëzojnë ambientet e reja për aktivitete komunitare, pas orarit mësimor.

“Dua t’i ftoj jo vetëm nxënësit që të jenë aktivë në sport, por të gjithë komunitetin; është një hapësirë e ruajtur, e kondicionuar, me të gjitha kushtet higjienike, me dushe, ndaj nuk ka asnjë arsye pse të mos e përdorim 24 orë. Pasditeve, në mbrëmje, kjo godinë mund të shfrytëzohet nga komuniteti, qoftë për organizimin e një takimi, me kurse sportive, sepse fëmijët, sa të rrinë në rrugë, më mirë mësojnë një sport dhe të luajnë në skuadër”, deklaroi kryebashkiaku.

Bashkia e Tiranës ka realizuar një sërë investimesh të rëndësishme, duke sjellë transformimin e gjithë zonës së ish-Fushës së Aviacionit në Njësinë 7. Veliaj garantoi se puna do të vijojë edhe me pjesën tjetër. “Kemi bërë një seri investimesh, duke filluar nga çerdhja dhe kopshti ngjitur, kemi bërë gjysmën e ish-Fushës së Aviacionit e rehabilituar me kënd lojërash, me shatërvan, me fusha sportive. Këtë vit kemi gjysmën tjetër dhe besoj e kthejmë në një zonë të sigurt për fëmijët”, u shpreh Veliaj.

Në shkollë janë kryer një sërë punimesh, duke filluar drenazhimi, rikonstruksioni i plotë i tarracës, nyjet sanitare, heqja e gjithë shtresës së dyshemesë, kryerja e hidroizolimit, zëvendësimi i dyerve të brendshme, kanalizimi i ujërave të zeza dhe të bardha, si dhe sistemimi dhe gjelbërimi i territorit të jashtëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTOGRAFOHEN TË 3 NË PUBLIK/ Bora Zemani i prezanton djalin Donaldit
Previous article KEISI ''ÇMEND'' STRESIN/ Poston foton me bikini nga pushimet

k.autor

Postime të ngjashme

GJYQI NË HAGË/ Kadri Veseli dënohet me 18 vite burg Breaking News

GJYQI NË HAGË/ Kadri Veseli dënohet me 18 vite burg

VENDIMI PËR KRERËT E UÇK/ Haga: Nuk u provua se kishte sulm të përhapur ndaj popullatës civile, bie akuza për krime kundër njerëzimit Breaking News

VENDIMI PËR KRERËT E UÇK/ Haga: Nuk u provua se kishte sulm të përhapur ndaj popullatës civile, bie akuza për krime kundër njerëzimit

EMRAT/ Bllokuan rrugën te “Zogu i Zi” ditën e parë të shkollës, Policia arreston 12 protestues, disa prej tyre organizatorë! Procedohen 15 të tjerë Aktualitet

EMRAT/ Bllokuan rrugën te “Zogu i Zi” ditën e parë të shkollës, Policia arreston 12 protestues, disa prej tyre organizatorë! Procedohen 15 të tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT