• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKUZA PËR PASTRIM PARASH/ Pse u pushuan hetimet ndaj Shullazit dhe biznesmenit Beqja
Home
Breaking News

AKUZA PËR PASTRIM PARASH/ Pse u pushuan hetimet ndaj Shullazit dhe biznesmenit Beqja

4 September, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një hetim i nisur në dhjetor të 2018-ës për pastrim parash ndaj Emiljano Shullazit dhe Ylvi Beqjes, është pushuar pa dhënë rezultat nga Prokuroria e Tiranës.

shullazi-800x450-1

Pushimi i hetimeve është bërë edhe me vendim të Gjykatës, e cila në 27 qershor ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për mbyllje të hetimeve. Procedim i shënuar me bujë në Akuzën e kryeqytetit, rreth 10 muaj më parë, ka dalë në përfundimin se nuk ka elemente të veprës penale dhe për këtë, hetimet duhet të mbyllen.

Njëkohësisht me Shullazin dhe Beqjen, në këtë procedim, u hetuan për “Shpërdorim detyre” edhe tre gjyqtarët e Gjykatës së Durrësit, Vladimir Skënderi, Dhurata Billo e Ndue Gjura. Gjyqtarët u verifikuan për veprimet e tyre në dhënien e një vendimi ku urdhëronin hipotekën të regjistronte Vollgën në favor të një prej pronarëve pretendentë, në një kohë që procesi ishte në Gjykatën e Lartë. Në përfundim të verifikimeve, duket se nuk janë vërejtur shkelje të gjyqtarëve.

HETIMET

Prokuroria e Tiranës, në muajin dhjetor të vitit që lamë pas, shënoi procedimin penale numër 10159/2018, duke verifikuar pasuritë e Shullazit dhe Beqjes. Ky i fundit u thirr në Prokurori gjatë dhjetorit 2018, për të dhënë dëshminë e tij para hetuesve. Hetimi nisi disa javë pas dënimit të Emiljano Shullazit dhe katër të pandehurve të tjerë, si pjesë e grupit të tij, për disa vepra penale.

BASHKËPUNIMI

Ka qenë dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Ylvi Beqjes që ka rënduar më shumë pozitat e Emiljano Shullzit dhe 4 të dënuarve të tjerë në Gjykatën për Krime të Rënda. Beqja ka dëshmuar se është kërcënuar nga Shullazi dhe anëtarë të grupit të tij për dhënien e tri çeqeve. Ndërkohë që ka pranuar se ka qenë ai vetë qe e ka kontaktuar Emiliano Shullazin për ta ndihmuar me procesin ndaj Vollgës. Shullazi, gjatë procesit, nuk ka pranuar të ketë kërcënuar Beqjen, ndërsa ka shtuar se ai e ka kontaktuar atë, sepse ndihej i kërcënuar dhe kërkoi mbrojtje.

DËNIMI

Me gjithë pretendimet e palëve, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata për Krimeve të Rënda dha dënimin me 14 vite burg për Emiljano Shullazin, duke e dënuar me 12 vite burg për gjobëvënien ndaj Ylvi Beqjes, 10 vite për Jani Zakën dhe 8 vite për grupin e strukturuar kriminal. Ndërkohë, i konsideruari si krahu i djathtë i Shullazit, Gilmando Dani, u dënua me 11 vite burg. Sipas Prokurorisë, ai ka qenë mbështetës në veprat penale të kryera dhe një nga kryesorët, si dhe njëri i afërt i Emiljano Shullazit. Ndërkohë, për Endrit Qyqen dhe Endrit Zelën, Gjykata dha nga 10 vite burg për secilin. Sipas Prokurorisë, dy të pandehurit kanë qenë në rolin e personave që kanë ndihmuar në arritjen e qëllimit kriminal.

Një nga episodet e sjella nga organi i akuzës për implikimin e tyre ka qenë një video, ku dy të pandehurit shihen përballë shtëpisë së Beqjes, i bien ziles dhe pyesin dikë nëse ishte në shtëpi dhe më pas largohen. Sipas organit të Prokurorisë, ata kanë shkuar aty për t’i ushtruar presion. Në fund, Gjykata dha 9 vite burg për Blerim Shullazin, i cili akuzohej për gjobëvënien ndaj Zakës dhe armëmbajtje pa leje. Prokuroria pretendoi se Blerim Shullazi është personi i cili ka kontaktuar drejtpërdrejtë me Jani Zakën dhe i ka thënë se duhet të shkonte të takonte Emiljano Shullazin.

ISH-HOTEL VOLLGA

Prokuroria e Krimeve të Rënda gjate pretencës per Shullazin, numeroi kërcënimin e biznesmenit Ylvi Beqja për çështjen e ish-hotel “Vollgës” në Durrës.

Kështu, Prokuroria e pranon se ka qenë vetë biznesmeni Ylvi Beqja, i cili mbronte interesat e “Saudi Brothers”, që ka kërkuar ndihmë te Emiljano Shullazi për regjistrimin e ish-hotel “Vollgës” në Durrës. Sipas Prokurorisë, Ylvi Beqja kishte disa procese gjyqësore për regjistrimin e ish-hotel “Vollgës”, pasi godina pretendohej edhe nga një palë tjetër, shtetasi Zamir Hasa. Në vitin 2014, sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Ylvi Beqja, përmes një personi, ka zhvilluar një takim me Emiljano Shullazin.

Takimi është zhvilluar në një makinë përpara shtëpisë së Shullazit tek ish- “Parku i Autobusëve” në Tiranë. Beqja i ka kërkuar Emiljano Shullazit që ta ndihmojë që të regjistrojë ish-hotel “Vollgën” në Hipotekën e Durrësit. Në këmbim të kësaj ndihme që i pandehuri do t’i jepte, do të përftonte 20 për qind të pjesës së pasurisë. Ky vullnet i shprehur në bisedë është bërë dhe me akt noterial, ku nënshkrues janë shtetasi Ylvi Beqja dhe i pandehuri Emiljano Shullazi.

Më vonë në kohë, pas lidhjes së kësaj marrëdhënieje kontraktuale, i pandehuri Emiljano Shullazi ka ndërruar mendje dhe me kanosje, duke përdorur dhunën verbale dhe fizike, ka kërkuar që vlera e pasurisë që do t’i kalonte nuk do të ishte më në vlerën e caktuar prej 20 për qind, por do të ishte në vlerën prej 30 për qind. Kundrejt përdorimit të armës dhe me kërcënim, shtetasi Ylvi Beqja është detyruar të nënshkruaje para noteres Aida Spahiu kontratën e dhurimit në vlerën prej 30 për qind.

Në të gjitha rastet e takimit të shtetasit Ylvi Beqja me të pandehurin Emiljano Shullazi, ky i fundit ka qenë i shoqëruar me disa persona, të cilët lëviznin me disa makina. Edhe në momentin e përpilimit të kontratës së dhurimit, shtetasi Ylvi Beqja ka parë që Emiljano Shullazi të ketë qenë i shoqëruar me shumë persona, të cilët ruanin vendin dhe personat. Ndër personat që kanë shoqëruar të pandehurin Emiljano Shullazi në takimet e tij me shtetasin Ylvi Beqja, ky i fundit ka mundur të identifikojë të pandehurit Gilmando Dani, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela.

Edhe prania e këtyre shtetasve të tjerë të marrë si të pandehur, por dhe personave të tjerë që vazhdojnë të jenë në hetim, ka ndikuar në krijimin e një situate të posaçme për kërcënim për shtetasin Ylvi Beqja. Emiljano Shullazi ka kërkuar nga shtetasi Ylvi Beqja shuma të mëdha parash. Në kërkimin e bërë për këto shuma parash ka marrë pjesë dhe shtetasi Gilmando Dani, si dhe persona të tjerë, të cilët kanë rolin e tyre në kryerjen e veprimeve. Në këtë mënyrë, Gilmando Dani ka pasur kontakte telefonike me shtetasin Ylvi Beqja, ku i ka kërkuar dhënien e sasisë monetare.

Sipas deklarimeve të dhëna nga shtetasi Ylvi Beqja, ky shtetas pretendon t’i ketë dhënë sasi të mëdha monetare shtetasit Emiljano Shullazi dhe bashkëpunëtorëve të tij, si Gilmando Dani etj. Ndër personat e përfshirë në këtë veprimtari janë dhe shtetasit Endrit Qyqja dhe Endrit Zela. Këta kanë qenë të pranishëm në disa momente, kur shtetasi Emiljano Shullazi ka bërë kërkimin e padrejtë të sasisë monetare.

Ata kanë përfituar sasi monetare me çek nga Ylvi Beqja nëpërmjet bankës dhe konkretisht te një bankë ku rezulton që, më datë 05.12.2014, ka tërhequr një sasi monetare prej 25.000 eurosh dhe më datë 15.12.2014, i pandehuri Endrit Zela ka tërhequr një sasi monetare prej 25.000 eurosh, i pandehuri Gilmando Dani, më datë 04.12.2014, ka tërhequr një sasi prej 25.000 eurosh dhe ka tërhequr më datë 15.12.2014, sasinë monetare prej 40.000 eurosh, i pandehuri Endrit Qyqja, më datë 16.12.2014, ka tërhequr sasinë monetare prej 16.000 eurosh.

Nga ana tjetër, shtetasi Ylvi Beqja deklaron t’u ketë dorëzuar kundrejt kërcënimit shuma të mëdha parash jo nëpërmjet bankës. Prokuroria përmend episodin te noteri në Durrës, ku Ylvi Beqja është kërcënuar nga Emiljano Shullazi me pistoletë që të bëhej bashkëpronar i ish-hotel “Vollgës”. Gjithashtu, dyshimet bazohen edhe mbi dëshmitë e Besnik Musait, kunatit të Beqes, ish-badigardit të tij etj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I RRAHËN VAJZËN E VOGËL/ Rudina DEMBACAJ qan në mes të emisionit (FOTO)
Previous article NUK NDODH SHPESH/ Artan Hoxha surprizohet nga gruaja në mes të emisionit (FOTOT))

k.autor

Postime të ngjashme

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës Aktualitet

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT