• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VENDIMI PËR ZGJERIMIN E PARKUT TË TOMORRIT/ Klosi: Guroret në filtër, rrezikohet uji në Berat
Home
Sociale

VENDIMI PËR ZGJERIMIN E PARKUT TË TOMORRIT/ Klosi: Guroret në filtër, rrezikohet uji në Berat

3 September, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Është duke u zhvilluar sot mbledhja e Këshillit Kombëtar të Territorit, ku në fokus të diskutimit është miratimi i Vendimit për zgjerimin e Parkut të Tomorrit.

Ministri i Turizmit Blendi Klosi në një komunikim për mediat para mbledhjes ku do të merret vendimi, u shpreh se qeveria është e vendosur për t’i dhënë fund shfrytëzimit pa asnjë kriter të pasurisë natyrore të Malit.

“Jemi para vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit. Vendimi i Berishës në 2012 kur shpalli zonë të mbrojtur malin e Tomorrit përjashtoi këtë zonë, e cila u krijua si gangrenë, ku na kërkohet të rikuperojmë një gabim që nëse 7 vite më parë do ishte bërë në mënyrë të ndershme nga politika e asaj kohe do të kishim një zonë të mbrojtur, pasi ky është mal me vlera ekonomike, mbrojtje të kaq shumë speciesh dhe që kjo zonë të mos ishte e degraduar nga ata që po e shfrytëzojnë për marrjen e gurëve edhe në zonën e mbrojtur”, u shpreh Klosi.

“Vendimi i 2018 u rrëzua me një vendim absurd nga gjykata që kërkoi që procedura të vinte edhe në KKT. Mali i Tomorrit duhet mbrojtur. Kjo katrahurë nuk duhet të vijojë. Mbrojtje do të ketë edhe për basenin ujor të Bogovës, që rrezikon cilësinë e ujit për Beratin dhe Skraparin. Shumë shpejt do të kalojnë në skaner guroret për aktivitetin e tyre, do të kërkojmë të kthejmë në vend padrejtësinë historike që i është bërë këtij komuniteti dhe mali”, u shpreh ministri Klosi.

Qeveria vendosi një vit më parë që ta kthente në park kombëtar të gjithë Malin e Tomorrit, por Gjykata e Apelit Administrativ vendosi më 17 korrik që të shfuqizojë vendimin për ndalimin e shkatërrimit të Malit të Tomorrit nga kompanitë që nxjerrin pllaka guri.

Gjykata e quan të paligjshëm vendimin e qeverisë dhe kërkon që kompanitë që shkatërruan malin e Tomorrit të rikthehen në punë duke sjellë përplasjen me policinë, ndërsa institucionet janë të vendosura për të mos lejuar shkatërrimin e malit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TËRBOHET" I RIU SHQIPTAR/ Qëllon 12 herë me thikë moldaven në Itali (FOTO)
Previous article "SHBA NDIKIMI PËR HAPJEN E NEGOCIATAVE"/ Palmer shpalos tre objektivat amerikane në rajon

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË MILOT/ Katër të lënduar, një në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSIDENT NË MILOT/ Katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

PËRSËRITET SKANDALI/ Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë nga ushqimi i Sori-al, 30 persona përfundojnë në spital Aktualitet

PËRSËRITET SKANDALI/ Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë nga ushqimi i Sori-al, 30 persona përfundojnë në spital

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit Aktualitet

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT