• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“5 MIJË EURO OSE TË NXORA VIDEON INTIME”/ Shpallet në kërkim shqiptari që shantazhoi greken
Home
Aktualitet
Kronikë

“5 MIJË EURO OSE TË NXORA VIDEON INTIME”/ Shpallet në kërkim shqiptari që shantazhoi greken

3 September, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Policia dhe prokuroria e Tiranës janë vënë në gjurmim të një shqiptari që ka kërcënuar një vajzë greke nëpërmjet programit Instagram, duke i vendosur një gjobë financiare prej 5 mijë euro, shumë kjo që nëse nuk do të paguhej shqiptari do i publikonte fotografi dhe video intime vajzës greke. Ndjekja e këtij shqiptari i është besuar sektorit kibernetik në policinë e Tiranës, e cila tashmë po ndjek hartën elektronike të përdorimit të profilit me emrin “mitsos-11111” dhe “tsos318”. Lidhur me këtë çështje policia dhe prokuroria e Tiranës janë vënë në lëvizje pas një letërporosi të dërguar nga prokuroria greke, e cila kërkon nga autoritet shqiptare të gjurmojnë në rrugë kibernetike profilin e Instagramit “mitsos-11111” dhe një numër shqiptar prej nga është hapur ky profil shantazhues.

Mësohet se ka qenë vajza Tsitogloy Krystalias e cila ka paraqitur kallëzim pranë autoriteteve të policisë greke se në profilin e saj në Instagram “mitsos-11111” në datën 16 maj 2018 rreth orës 23:48 i dërgoi një mesazh përmes faqes së internetit (Ëebsite) që ajo ka profilin me emër “krystalia1994”dhe pasi zhvilloi me të komunikim i referohej se në zotërimin e tij disponon material fotografik që e paraqet atë nudo, duke kërcënuar se do ti publikonte përveç se në qoftë se do t’i dërgonte atë moment material fotografik të saj nudo. Në vazhdim, autori i panjohur me qëllim për të nxjerrë dobi pasurore të paligjshme kërkoi nga ajo që të paguajë përmes “Western Union”, shumë të hollash me qëllim që të mos kryejë publikimin të materialit të ri fotografik që kishte në zotërim të tij.

Vajza Tsitogloy Krystalias nuk e kreu pagesën e shumës së kërkuar, ndërsa autori më një tjetër adresë në Instagram  me emrin “tsos318” i dërgoi sërish mesazh përkatës. Nëndrejtoria e Ndjekjes se Krimit Elektronik të Greqisë Veriore kërkoi nga Shoqëria Facebook Ireland LTD, tek e cila i përket faqja e internetit të mësipërm që përdori autori informacion mbi të dhënat e këtyre faqeve nga ku rezultoi se “mitsos-11111” është hapur me një numër telefoni shqiptar +355692934XXX. Ndërsa profili në Instagram me emrin “tsos318’ është regjistruar në llogarinë elektronike edison-bmë@live.com. Objekti i kësaj letërporosie është marrja të dhënave për identifikimin e personi që kanë përdorur adresat e mësipërme më qëllim përfitimin të paligjshëm duke konsumuar veprën penale në dëm të vajzës greke Tsitogloy Krystalias, dhe më konkretisht “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”./Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article UPPSS.../ Luana VJOLLCA na tregoi sa VJEÇ mbushi me këtë FOTO
Previous article "BREXIT"/ Britania e Madhe, Boris Johnson kërcënon me zgjedhje të parakohshme

k.autor

Postime të ngjashme

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës Aktualitet

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT