Një aksident rrugor ka ndodhur pak më parë në aksin Librazhd-Prrenjas.
Siç shihet dhe në pamjet, një mjet tip Mercedes Benz ka kaluar në korësinë e kundërt të rruges dhe është përplasur me mbrojtëset anësore të saj. Deri tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa fatmirësisht mjeti është ndalur nga mbrojtset metalike pasi mund të kishte rënë në greminë.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa paraprakisht dyshohet moti i keq.


