• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRIORITETET E KUVENDIT/ Balla: Përmbyllja e reformës zgjedhore dhe zbatimi i Reformës në Drejtësi
Home
Politikë

PRIORITETET E KUVENDIT/ Balla: Përmbyllja e reformës zgjedhore dhe zbatimi i Reformës në Drejtësi

2 September, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

“Garantimi i votës së emigrantëve për zgjedhjet e vitit 2021 dhe depolitizimi i administratës zgjedhore mbeten prioritete të Partisë Socialiste, që do të adresohen me reformën zgjedhore”, deklaroi sot kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

I ftuar në një studio televizive, Balla tha se “detyrimi ynë është që duhet t’i japim Shqipërisë një kod të ri zgjedhor brenda këtij sesioni parlamentar”.

“Jam shpresëplotë, pasi edhe në konferencën e kryetarëve sot, bashkë me grupet parlamentare të opozitës kemi dakordësuar rëndësinë që ka përmbyllja e kësaj reforme brenda këtij afati. Në tetor do të kemi në dispozicion edhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e fundit por edhe për zgjedhjet e 2015-2017”, – tha Balla.

Opozita parlamentare, sipas tij, kërkon hulumtimin e sistemeve zgjedhore, por këto nuk bëjnë pjesë në detyrimet që lindin nga adresimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.

Ai uroi që opozita jashtëparlamentare të zërë vendin e saj në komisionin për reformën zgjedhore dhe të marrë përgjegjësitë që i takon në mënyrë që të kemi një Kod Zgjedhor të plotë që të garantojmë zgjedhjet e përgjithshme të qershorit 2021.

Balla tha se në pushtet vihet vetëm me votë dhe opozita e di këtë gjë.

Sa i takon infrastrukturës zgjedhore, Balla tha se “duhet të bëjmë hapa të rëndësishëm drejt teknologjive për kalkulimin e votave që edhe në Shqipëri rezultati zgjedhjeve të dali brenda natës të së dielës”.

Po ashtu, Balla tha se “Kuvendi do të vijojë punën për zbatimin e Reformës në Drejtësi”. “Shumë shpejt Kuvendi do të vihet në lëvizje për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, pasi 3 anëtarë përzgjidhen nga Kuvendi. Kuvendi ka shpallur edhe vakancën e e re pas konstatimit të mosplotësimit të numrit të nevojshëm të kandidatëve. Janë disa reforma të rëndësishme që do të adresohen”, tha Balla.

Sa i takon zgjedhjeve të pjesshme në bashkinë e Shkodrës, Balla tha se “kjo nuk është hera e parë që zhvillohen zgjedhje të pjesshme, pasi vetëm në periudhën 2015-2019 ka pasur zgjedhje në 2 bashki, në Dibër dhe Kolonjë”.

“Partitë politike kanë detyrimin të marrin pjesë në garë, ndërsa janë institucionet e Presidentit dhe KQZ-së që garantojnë këto zgjedhje. Presidenti duke dekretuar datën dhe KQZ duke organizuar procesin”, – tha ai.

Lidhur me rastin e Valdrin Pjetrit, Balla tha se “përgjegjësia është individuale dhe standardi që ka vendosur PS është që ka hequr dorë nga çdo lloj mburoje politike për të zgjedhurit e saj”.

“E kundërta ndodh. Marrëdhënia me ligjin është marrëdhënie juridike individuale dhe përgjegjësinë nuk mund ta marri forca politike. Ne jemi vënë në dijeni të një certifikate, ajo që lëshon Ministria e Drejtësisë, që ka të bëjë me të mosqenit i dënuar. Nëse nuk e deklaron, ligji e ka të qartë edhe dënimin”, – tha ai. ATA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SULMON" ASHPËR OPOZITËN/ Ristani: Strategji anti-sistem! Rikthehuni për të mbështetur Reformën në Drejtësi
Previous article NDARJA E ÇIFTIT/ Nora tregon për herë të parë se si ndihet pas lajmit të bujshëm (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT