• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NIS SOT SHPËRNDARJA E LIBRAVE/ Shahini: Rikthimi për ripërdorim ka rezultuar efektiv për 80% të teksteve
Home
Politikë

NIS SOT SHPËRNDARJA E LIBRAVE/ Shahini: Rikthimi për ripërdorim ka rezultuar efektiv për 80% të teksteve

2 September, 2019 k.autor Politikë

Shpërndarja e librave për sezonin e ri shkollor ka filluar sot dhe mbyllet disa ditë para fillimit të shkollës.  Vitin e kaluar rreth 125 mijë nxënës nga klasat e para deri në klasat e katërta kanë përfituar libra falas, për vitin e ri shkollor 2019-2020 numri i përfituesve është rritur në 155 mijë, dhe janë shtuar edhe nxënësit e klasave të pesta.

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor dhe me anë të një video-mesazhi të publikuar në profilin e saj, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka njoftuar mbi nisjen e shpërndarjes së librave falas për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën.

“Duke filluar nga sot, data 2 Shtator, ju mund të shkoni pranë shkollave tuaja dhe të merrni pakot e librave falas. Vetëm tekstet e klasës së parë do të jenë krejtësisht të reja, ndërsa klasat e tjera do të marrin tekstet e përdorura një vit më parë. Nga eksperienca e këtij viti duket se rikthimi i librave në bibliotekat e shkollave për ripërdorim ka rezultuar efektiv për 80% të teksteve.”, shkruan Shahini.

Sipas ministres Shahini, nisma është filluar  që vjet dhe janë shpenzuar  600 milion lekë për të blerë librat për të gjithë nxënësit e klasave 1 deri 4, si dhe nxënësit e tjerë të kategorive të veçanta me asistencë sociale, nevoja të veçanta apo minoritarë, të cilët përfitojnë librat falas.

“Sivjet, ngaqë kemi ruajtur shumë mirë librat nga viti i kaluar, kemi patur mundësinë të përfshijmë edhe klasën e 5-të plotësisht në nismën e librave falas. Kështu që, ju mirëpresim nëpër shkolla dhe shumë suksese për vitin e ri shkollor!”, shkruan ministrja e Arsimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË ITALI E BËJNË FAKT TË KRYER/ Ikardi te PSG-ja! Zbulohen detajet e marrëveshjes… (FOTO)
Previous article DJALI ME PROBLEME MENDORE VRAU BABAIN ME SËPATË/ Ishte dënuar me 12 vite burg për vrasje (FOTO+EMRI)

k.autor

Postime të ngjashme

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit Breaking News

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

APELI VENDOS NESËR/ Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet Politikë

APELI VENDOS NESËR/ Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet

"FESTË NË SERBI! U SHQYRTUAN DOSJET..."/ Berisha: Ditë e rëndë për shqiptarët Politikë

"FESTË NË SERBI! U SHQYRTUAN DOSJET..."/ Berisha: Ditë e rëndë për shqiptarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT