• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E TEKNIKUT TË KONDICIONERIT INDRIT ÇELAJ/ Vëllezërit Kusi mund të jenë larguar ilegalisht drejt Greqisë
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E TEKNIKUT TË KONDICIONERIT INDRIT ÇELAJ/ Vëllezërit Kusi mund të jenë larguar ilegalisht drejt Greqisë

2 September, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Kur kanë kaluar 12 ditë nga vrasja e teknikut të kondicionerit, Indrit Çelaj, policia e Tiranës vijon të ketë ende në kërkim autorët e dyshuar, dy vëllezërit Griseldo e Albano Kusi.

Burime të sigurta pranë grupit hetimor thanë për Report Tv se ka dyshime që dy vëllezërit Kusi të jenë larguar drejt Greqisë në mënyrë ilëgale e pa u regjistruar në sistemin TIMS .

Sipas të njëjtave burime, mësohet se vetëm dy ditë pas ngjarjes së ndodhur brenda vilës 3 katëshe te familjes Kusi, antenat telefonike zbuluan se dy vëllezërit Kusi ndodheshin në zonën e Vorës, ku mundën t’i shpëtonin edhe një operacioni policor për kapjen e tyre.

Por e paqartë mbetet mënyra se si dy vëllezërit kanë mundur t’u shpëtojnë kontrolleve të policisë, pasi vetëm 4 ditë më parë policia kishte marrë informacion në rrugë operative se ata ndodheshin në zonën e Korçës.

Nga ana tjetër autoritetet shqiptare i kanë shpallur vëllezërit Kusi në kërkim ndërkombëtar.

Indrit Çelaj u qëllua me plumb në kokë teksa ishte duke kryer punime në tualetin e katit të parë për montimin e kondicionerit.

Dëshmitë e dy punonjësve të tjerë i treguan prokurorisë së Griseldo Kusi i kërkoi llogari Çelajt për një vrimë që po hapte në mur, e më pas e qëllon me pistoletë.

Vrasja e Çelajt nga Griseldo Kusi u përforcua edhe më shumë nga dëshmia e Lorenc Veliaj. Ky i fundit i tha policisë se Griseldo i kishte kërkuar të merrte persipër krimin, pasi ishte edhe në kërkim policor.

Pas vetëdotëzimit ai u prangos vetëm për tre vepra penale që nuk kishin lidhje me ngjarjen.

Për vrasjes e 26 vjeçarit Indrit Çelaj policia arrestoi pronarin e vilës ku ndodhi ngjarja Bujar Kusin, babi i dy vëllezërve Kusi, për të cilin gjykata caktoi arrest me burg. Po e njëjta masë u dha edhe për Ferdinant Bakallin dhe Ali Sula, ndërsa për Luan Cakën gjykata caktoi arrest shtëpie. Ata akuzohen për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DASHURIA DHE PUNA/ Ja si do të fillojë java për të lindurit e çdo shenje
Previous article FESTUAN 2 VJETORIN E MARTESËS/ Xhensila i organizon Besit natën romantike (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës Aktualitet

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT