Përdorni një skrub buzësh që të largoni qelizat e vdekura, gjë që përshpejton shërimin e buzëve. Fërkimin realizojeni ngadalë, në rrathë të vegjël.
Pini sa më shumë ujë. Buzët ashtu si dhe shumë pjesë të tjera të trupit kanë nevojë për hidratim
Gjatë ditëve që po merreni me trajtimin e buzëve hiqni dorë nga ushqimet e kripura dhe pikante. Shkaktojnë inflamacion.
Përdorni zbutës me përbërje vaj ulliri ose kokosi. Labelat e zakonshme me ngjyrues dhe aroma luleshtrydheje do t’ju acarojnë akoma më shumë.
Burimi: Elle


