• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KAM PASUR BABAIN MËSUES…”/ Njihuni me 18-vjeçarin që shet libra në plazh (VIDEO)
Home
Sociale

“KAM PASUR BABAIN MËSUES…”/ Njihuni me 18-vjeçarin që shet libra në plazh (VIDEO)

1 September, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Kush thotë se shqiptarët nuk lexojnë e ka gabim. Të paktën, kjo është bindja e Armandos, i cili zgjohet çdo ditë herët në mëngjes dhe me libra në krahë udhëton drejt plazheve në kërkim të pushuesve që e duan librin dhe leximin.

“Në të vërtetë lexojnë shumë, por nëse një pjesë nuk lexon ndodh sepse librat kushtojnë shumë. Një libër 1000 lekë”- tha Armandoja.

Ka krijuar klientelën e vet në plazhet e Durrësit, Golemit e jugut të vendit, po fuqinë më të madhe blerëse e gjen në Dhërmi. Prej 11 vjetësh punon me librat, që kur ishte në klasë të parë dhe ndihmote të atin. Sot është 18 vjeç.

“Kam pasur babin mësues dhe ai nisi me libra e më pas puna nisi shumë mirë, duke shitur shumë libra në ditë”- u shpreh ai.
Pas mbarimit të arsimit 9-vjeçar dhe vdekjes së babait e la shkollën dhe iu përkushtua shitjes së librave.

Armando nxiton nëpër çadra duke ofruar titujt e shumtë të librave që mban në krahë. Pesha nuk e lodh. Puna i jep kënaqësi, pasi në fund të ditës në shtëpi do të çojë të ardhurat e siguruara. Ka mjaft pushues që e duan librin.

Nën hijen e çadrës dhe qetësinë që të ofrojnë pushimet, një libër i mirë ofron shoqëri dhe hapësira të reja në botën e dijes dhe imagjinatës.
“Lexoj më shumë psikolgjinë. Nuk kanë rëndësi autorët”- thotë një pushues.

“Unë lexoj më shumë romane. Në pushim kryesisht. Jam nga Gjilani”- u shpreh një pushuese.

Armando nuk është i vetëm. Ai dhe ata pak persona të tjerë që shesin libra, po dhe artin e tyre modest përgjatë plazheve të Durrësit shpresojnë që vjeshta të jetë e nxehtë e të mos i largojë menjëherë pushuesit nga plazhet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKËLQEJNË KAMPIONËT HOLANDEZ/ Ajax fiton me goleadë dhe kap përkohësisht kreun
Previous article DISFATA ME BARDHEBLUTË/ Vllaznia akuzon gjyqtarin Enea Jorgji, ja deklarata e klubit shkodran

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT