• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARBITRAZHI RIHAP GJYQIN ME “BECHETTI”/ Pezullohet gjoba 110 mln euro ndaj Shqipërisë
Home
Sociale

ARBITRAZHI RIHAP GJYQIN ME “BECHETTI”/ Pezullohet gjoba 110 mln euro ndaj Shqipërisë

31 August, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit në Uashington pezulloi ekzekutimin e gjobës 110 milionë euro kundër Shqipërisë për konfliktin me biznesmenin italian, Francesco Bechetti, pasi çështja mund të rishqyrtohet. Pezullimin provizor i gjobës ka ardhur pas ankesës së Qeverisë shqiptare ndaj vendimit, që ndëshkoi Shqipërinë me gjobën më të madhe në historinë e shtetit shqiptar.

Në 24 prill, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit për konfliktet e investimeve, e njohur ndryshe si ICSID, e gjobiti Shqipërinë me 110 milionë euro për konfliktin me biznesmenin italian, Francesco Beccheti. Por edhe pse vendimi është i formës së prerë, Gjykata e cila është pjesë e bankës botërore, lejon ankimimin kur plotësohen disa kushte të caktuara. Ky është mekanizmi që ka shfrytëzuar Qeveria shqiptare për të kërkuar anulimin e vendimit dhe shfuqizimin e gjobës.

Kërkesa e Avokaturës së Shtetit për anulimin e gjobës është pranuar nga Gjykata në datën 27 gusht dhe menjëherë Sekretari i Përgjithshëm i kësaj Gjykate ka njoftuar të dy palët e përfshira në konflikt, si Qeverinë shqiptare ashtu dhe biznesmenin Becchetti, për pezullimin e përkohëshëm të ekzekutimit të gjobës.

Sipas njoftimit të publikuar nga gjykata, rezulton se qeveria shqiptare ka ndryshuar dhe studion ligjore që do të bëjë mbrojtjen e Shqipërisë. Nëse në gjyqin e parë Shqipëria u përfaqësua nga 4 avokatë britanike, këtë herë Avokatura e Shtetit ka përzgjedhur Foley Hoag, një studio amerikane nga më të njohurat në botë për mbrojtjen e shteteve në konfliktet gjyqësore.

Kjo është hera e parë që Shqipërisë i pranohet ankimimi i një vendimi të formës së prerë në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit për konfliktet e investimeve.  Pas këtij hapi, gjykata pritet të ngrejë një komision me tre gjyqtarë, të cilët nuk kanë marrë pjesë në gjyqin e parë. Dhe është ky komision i cili do të vendosë nëse do ta lërë në fuqi apo ta anulojë gjobën.(TCH)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Albi Nako sjell mbretërit botëror të kërcimit
Previous article NUK DI TË NDALET SULMUESI SHQIPTAR/ Armando Broja vazhdon të shkëlqejë me Chelesan-U21

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT