• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NEGOCIATAT/ Cakaj në Helsinki: Mora mbështetje, Shqipëria ka përmbushur kushtet
Home
Politikë

NEGOCIATAT/ Cakaj në Helsinki: Mora mbështetje, Shqipëria ka përmbushur kushtet

31 August, 2019 k.autor Politikë

Gjatë qëndrimit në Helsinki, për takimin joformal të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, formati Gymnich, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi takime me homologët e tij, Ministrat e Jashtëm të Danimarkës, Rumanisë, Kroacisë, Çekisë, Sllovenisë dhe me Sekretaren e Shtetit për Çështjet Evropiane të Portugalisë.

Fokusi i diskutimit në këto takime ishte perspektiva e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, si dhe ambicia e Shqipërisë për marrjen e një përgjigje pozitive për çeljen e negociatave me BE në tetor.

Ministri Cakaj rikonfirmoi gjatë këtyre takimeve se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet teknike për fillimin e negociatave, çka mbështetet plotësisht edhe nga progres raporti i Komisionit Evropian, dhe vijon thellimin e reformave, duke shprehur bindjen se çelja e negociatave me BE-në është mëse e merituar.

Ministri slloven Miroslav Cerar vlerësoi kriteret e plotësuara nga Shqipëria, për të merituar çeljen e negociatave me BE. Ministri Cerar siguroi Ministrin Cakaj për mbështetjen e Sllovenisë për të mundësuar një vendim pozitiv në mbledhjen e ardhshme të Këshillit në tetor.

Gjatë takimit me Ministrin e ri kroat Gordan Grlic-Radman, ky i fundit rikonfirmoi mbështetjen e fuqishme dhe aktive të Kroacisë për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, duke ritheksuar qëndrimin e palëkundur për integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian si një nga prioritetet e pritshme kryesore të presidencës së ardhshme kroate të BE-së.

Ministri danez Jeppe Kofod vlerësoi progresin e bërë deri tani në drejtim të plotësimit të prioriteteve kyçe, si dhe inkurajoi Ministrin Cakaj për vazhdimin e reformave në vend. Ai siguroi për një vlerësim të drejtë mbi bazën e arritjeve për çeljen e negociatave për anëtarësim.

Ministrja rumune Ramona Manescu siguroi për vijimin e mbështetjes së Rumanisë, të shprehur edhe gjatë presidencës së tyre për avancimin e vendit tonë në procesin e integrimit evropian nëpërmjet hapjes sa më parë të bisedimeve të anëtarësimit.

Ministri çek Tomáš Petříček konfirmoi se vendi i tij do të vijojë të jetë i zëshëm dhe aktiv në mbështetje të perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe do të mbrojë bindshëm objektivin e Shqipërisë për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në tetor. Shqipëria ka bërë progresin e nevojshëm për plotësimin e kritereve për këtë faze të procesit dhe tashmë i takon Bashkimit Evropian të mbajë premtimin e tij.

Sipas zyrës së shtypit të ministrisë së Jashtme, sekretarja e shtetit për Çështjet Evropiane të Portugalisë, Ana Paula Zacarias, u interesua për zhvillimet më të fundit në vendin tonë, veçanërisht për ecurinë e reformës në drejtësi. Ajo vlerësoi rezultatet konkrete të arritura që do të shërbejnë si një bazë e qëndrueshme për diskutimet dhe vendimmarrjen në Këshillin e tetorit ku vendi i saj do të kontribuojë në mënyrë konstruktive.

Kryefjala e këtyre bisedave ishte se i takon Bashkimit Evropian tashmë t’i përgjigjet pozitivisht Shqipërisë për reformat e ndërmarra, duke i kurorëzuar këto përpjekje të vendit tonë me një vendim të merituar dhe pozitiv nga Këshilli në tetor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËSHMIA/ Flet shënjestra që i shpëtoi atentatit në Korçë: Ja si ndodhi, problemin e vetëm e kam me policinë
Previous article "BOMBERI" SUEDEZ BËRI BUJË ME DEKLARATËN E TIJ/ Trajneri Solskjaer i përgjigjet: Mund të riktheheshe tek United vetëm në qoftë se...

k.autor

Postime të ngjashme

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit Breaking News

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

APELI VENDOS NESËR/ Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet Politikë

APELI VENDOS NESËR/ Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet

"FESTË NË SERBI! U SHQYRTUAN DOSJET..."/ Berisha: Ditë e rëndë për shqiptarët Politikë

"FESTË NË SERBI! U SHQYRTUAN DOSJET..."/ Berisha: Ditë e rëndë për shqiptarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT