Një ditë më parë, pas disa orë kërkimesh u gjet në Theth turisti polak Wojtek Markiewicz i cili kishte thyer këmbën në një terren të vështirë malor.
Ndërkohë ai ndodhet në Spitalin e Shkodrës nga ku po merr shërbimet e nevojshme mjekësore.
Sot ai është vizituar nga ministri i Turizimit, Blendi Klosi, i cili me një çantë në duar brenda së cilës mendohet se ka pasur dhuratë për pacientin, i uroi të shkuara.
Por kur u paraqit në dhomën e këtij të fundit, turisti i ka kërkuar që të mos jenë prezent kamerat në dhomë. Menjëherë ministri dha urdhër që ato të lartoheshin nga dhoma.


