Telefonata e fundit ishte është pista ku po mbështetet policia për të gjetur gjurmët e vrasjes së Santiago Malkos. Malko u ekzekutua me një breshëri plumbash një ditë më pare në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë.
Kjo ngjarje e cila tronditi kryeqytetin me skena si në filmat e “Hollivudit” terrorizoi edhe banorët qe ndodheshin pranë. Vrasja e Malkos sipas informacioneve ka lidhje me ekzekutimin e “Bosit” të Vlorës Edison Harizaj.
Në vrasjen e këtij të fundit e cila ndodhi para një viti një person dyshohej se e kishte marrë ne telefon Edison Harizaj. Pas disa minutash atij i prenë rrugën në qytetin e Durrësit ku fshihej dhe e ekzekutuan me një breshëri plumbash.
Duket sikur ngarjet janë bërë nga e “njëjta dorë” dhe e njëjta skemë si një kod mafioz ku tregon se “unë të vras ashtu siç më vrave ti”.
Në të dyja raste autorët kanë përdorur armë të tipit kallashnikov dhe pasi kanë kryer aktin kanë djegur automjetet e përdorura. Të dyja këto ngjarje duken si një “FAR-WEST” dhe ngjashmëria midis tyre është e frikshme.
Edison Harizaj u ekzekutua më 8 nëntor 2018
Santiago Malko u vra më 27 gusht 2019
/AlpeNews.al




