Sinjali analog nuk do të fiket në 1 shtator. Autoriteti i Medieve Audiovizive ka vendosur që të shtyjë me një muaj fikjen e sinjalit analog. Kryetari i AMA-s Gentian Sala deklaroi mesditën e sotme në një deklaratë për mediat se mbyllja e analogut për Tiranën, Durrësin dhe Vlorën do të bëhet në datë 1 Tetor. Sala u shpreh se arsyet e vendimit lidhen me informacionin që operatorët duhet të japin për dekoderat në mënyrë që në momentin që të kalohet në sistemin dixhital të mos ketë probleme tek qytetarët.
“Në qarqet Tiranë dhe Durrës në unanimitet AMA ka vendosur që të shtyjë afatin për Tiranën, Durrësin dhe Vlorën për mbylljen e analogut për 30 ditë. Operatorët të japin informacion për dekoderat. Operatorët kombëtarë qe ende nuk mbulojnë me sinjal të marrin masa për infrastrukturën dixhitale. Qeveria të ngrejë komitetin për ndjekjen e dixhitalizimit që nuk funksionon prej 2017. Shtyrja me katër javë do u krijojë mundësi qytetarëve që të përfitojnë. Shtyrjet kanë krijojnë konfuzion, por është rëndësia e madhe që ka ky proces dhe shtresa e qytetarëve në mënyrë analoge presupozohet se janë më të pamundurit” deklaroi Sala.


