Shtetasi rus, i arrestuar ne Tirane, pasi ishte ne kerkim nderkombetar per pjesemarrje ne organizate terroriste ka kerkuar sot ne gjykate te mos e deportoje ne vendin e tij.
Deklaraten rusi 34 vjecari, Rasul Mislaev, lindur dhe banues në Norilsk, Rusi e ka bere ne seancen e sotme gjyqesore ne ngarkim te tij, ne Gykaten e Durresit.
Gjykata pasi mori ne shqyrtim kerkesen e autoriteteve ruse per ekstradimin e tij, per llogari te drejtesise ruse, vendosi te shtyje seaance deri me 10 shtator, ne menyre qe avokati te kete kohe te njihet me dosjen.
“Mos me deportoni ne Rusi, atje do te me vrasin”- ka thene rusi.
Ky shtetas ka ardhur si emigrant i paligjshëm në Shqipëri dhe ishte shpallur në kërkim nga Interpol Moska, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Nadterechni, republika Çeçene / Rusi, me vendim penal të datës 08.04.2015, ka lëshuar urdhër – arrestin për këtë shtetas, për veprën penale0 “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”, parashikuar nga Kodi Penal rus.
Në Qershor të vitit 2013 ky shtetas është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar një grupimi ilegal të armatosur, të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri.
Materialet e para hetimore të kryera për këtë ngjarje, i janë referuar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj”, parashikuar nga neni 265/a i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.



