• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI MAFIOZ I ISH-POLICIT/ Pse dyshohet atentat i organizuar. Detaji që zbuloi autorin e shpallur në kërkim
Home
Aktualitet
Kronikë

EKZEKUTIMI MAFIOZ I ISH-POLICIT/ Pse dyshohet atentat i organizuar. Detaji që zbuloi autorin e shpallur në kërkim

29 August, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Ekzekutimi i ish-policit 26-vjeçar Santjago Malko, në një atentat tipik mafioz mbrëmjen e së martës në Tiranë, mund të ketë qenë i mirorganizuar nga disa persona.

Burime nga grupi hetimor thanë dje se nisur nga provat e grumbulluara në vendngjarje, dëshmitë, por edhe rindërtimi i skenës së krimit, rezulton që në vrasjen e Malkos të kenë marrë pjesë disa autorë.

Duke nisur nga persona që mund ta kenë mbajtur nën vëzhgim, atentatori që ka shkrepur armën, ai që ka drejtuar makinën, e cila dyshohet t’i ketë prerë rrugën mjetit “BMVV X5” të ish-policit, por edhe persona të tjerë që kanë djegur makinën tjetër që u gjet e djegur në fshatin Ferraj. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 10 gëzhoja, që dyshohet se i përkasin një arme zjarri automatike.

Ndërsa nga këqyrja e makinës, ka rezultuar që drejtimi i qitjes së armës ka qenë në krahun e majtë të makinës, pra nga krahu i shoferit. Malko ndodhej i vetëm në makinë, duke lëvizur nga rrethrrotullimi pranë “Kinostudios”, në drejtim të kryqëzimit të “Oxhakut”, në rrugën “Xhanfize Keko”.

Në lidhje me ngjarjen, Policia ka shpallur në kërkim policor një person me inicialet D.A., në emër të cilit ka rezultuar një nga makinat e përfshira në ngjarje, megjithëse nuk ka ndonjë provë konkrete në lidhje me autorësinë. Nga ana tjetër, janë shoqëruar 25 persona për t’u marrë në pyetje, në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen, dëshmitarë, por edhe persona, me të cilët ai ka pasur përplasje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RISITË E PROJEKTLIGJIT PËR FISKALIZIMIN/ Denaj: Janari i 2020 për transaksionet mund të negociohet
Previous article SHERR ME TË BIRIN NË KORÇË/ Parandalohet përshkallëzimi i konfliktit në familje, arrestohet me pushkë 66-vjeçari

k.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej… Aktualitet

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

QYTETARËT NË PROTESTË PREJ 41 DITËSH/ Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës Aktualitet

QYTETARËT NË PROTESTË PREJ 41 DITËSH/ Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT