• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PRANIMET NË UNIVERSITETE/ Drejtori i RASH: Si po llogariten pikët e maturantëve, të dielën fituesit
Home
Aktualitet

PRANIMET NË UNIVERSITETE/ Drejtori i RASH: Si po llogariten pikët e maturantëve, të dielën fituesit

28 August, 2019 k.autor Aktualitet

Universitetet publike e private në Shqipëri kanë nisur shkarkimin e të dhënave për të gjithë ata maturantë që aplikuan nëpërmjet formularit A2.

Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj thotë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se universitetet kanë kohë të nxjerrin renditjen sipas kërkesave të cdo maturanti deri ditën e premte.

“Ka filluar procesi i shkarkimit të të dhënave nga dita e djeshme. Universitetet publike dhe private po shkarkojnë të dhënat nga portali U-albania për të gjithë ata maturantë që kanë aplikuar në preferenca të ndryshme në këto universitete. Universitet do të kenë kohë deri ditën e premte të kalkulojnë pikët e çdo maturanti dhe do nxjerrim një renditje sipas kërkesave të çdo maturanti. Të dhënat do të ngarkohen këtë fundjave në portal dhe ditën e diel më datë 1 shtator, do të jenë publike në portalin U-Albania për çdo maturant. Nga data 2 shtator fillon procesi i regjistrimit, të hënën e ardhshme dhe do të jëtë po ai proces si i viteve të kaluara me faza 48 orëshe.Ky proces do të vazhdojë me shtatë faza ku në përfundim të 14 ditëve përfundon procesi i regjistrimit në raundin e parë”, sqaroi ai.

Sipas Xhelajt, në përfundim të 14 ditëve, merr fund edhe procesi i regjistrimit për raundin e parë.

“Ditën që fillon faza e regjistrimit, maturantëve u vihet në dispozicion një ditë kohë, më pas në 15 shtator për të bërë çrregjistrimin. Në datat 19 dhe 21 shtator rihapet formulari A3 dhe maturantët që nuk kanë arritur të regjistrohen në asnjë degë në raundin e parë, kanë të drejtë të aplikojnë me formularin A3 në këto 3 ditë në dispozion”, tha drejtori i RASH.

Pas përfundimit të procesit të formularit A3, më 30 shtator fillon raundi i dytë i regjistrimeve. Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar thotë se për maturantët që ngelin pa u regjistruar si në raundin e parë, ashtu edhe në të dytin, u është lënë një hapësirë në fund të shtatorit e fillim shtatori.

Pasi përfundon procesi i formularit A3 rifillon përsëri e njëjta procedurë, të dhënat u dërgohen universiteteve dhe në 30 shtator fillon raundi i dytë i regjistrimeve që është që tashmë është jo me 7 por me 5 faza duke qenë se numri i studentëve është i reduktuar.

“Ata që ngelin pa regjistrim, që nuk regjistrohen as në raund të parë as të dytë, u kemi lënë një hapësirë me formularin A4, diku nga fundi i shtatorit, fillimi i tetorit”, përfundoi Xhelaj për ATSH-në.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEMBELE DREJT LARGIMIT NGA BARCELONA/ Flet agjenti i lojtarit: Dëshira e atij është të luajë me...
Previous article NEYMAR BËHET AKTOR/ Braziliani shfaqet me një rol në serialin "La Casa de Papel" (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident Aktualitet

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet Aktualitet

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi Aktualitet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT