Anti-informaliteti ka goditur një tjetër rast të efazionit fiskal ku si skemë është për përdorur falsifikimin e biletave të transportit publik në Tiranë, ndërsa në pranga kanë rënë katër bashkëpronarë të linjave të tranportit dhe 4 punonjës të kompanive.
Emrat e të arrestuarve që janë Ferdinand Ibrahimi me detyrë administrator dhe ortak i shoqërisë së transportit të Unazës, dhe djali i tij Anastas Ibrahimi i të cilit iu gjetën të fshehura provat materiale (biletat), në tentativë për t’i asgjësuar.
Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin kanë falsifikuar bileta të transportit urban në kohë dhe periudha të ndryshme, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe përfitim financiar të disa shoqërive operatore në transportin urban në qarkun Tiranë. Ata përdornin bileta urbani të falsifikuara dhe jo të prodhura në Shtypshkronjën e Letrave me Vlerë, të cilat i kishin hedhur në qarkullim duke përfituar shuma të konsiderueshme monetare. Nëpërmjet këtyre veprimeve i kanë shkaktuar shtetit një dëm të madh ekonomik, i cili do të përllogaritet në vazhdimësi nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Gjatë arrestimit janë sekuestruar edhe 150 000 bileta urbani të falsifikuara, vënia në përdorim e të cilave kap vlerën 6 000 000 lekë të reja.
Ferdinand Ibrahimi është një emër i njohur i botës së biznesit. Ai është pronar i firmës “Ferlut”. Ndërsa për sa i përket të arrestuarit Fatos Vrapi, ai ka detyrën edhe si anëtar i Këshilli Bashkiak në Tiranë nën siglën e Partisë Demokracia Sociale të Paskal Milos. Ndërsa të arrestuarit e tjerë akuzohe si bashkëpunëtor të cilët shpërndanin biletat e falsifikuara .
Gjithashtu u sekuetruan: një automjet “Maserati”, 4 aparate celulare në posedim nga personat nën hetim, kartela të ndryshme financiare të plotësuara me shkrim dore, 5 libra arkash, 62 blloqe mandatesh arkëtimi, 350 kopje mandatesh arkëtimi , si dhe dokumente të tjera me shënime të ndyshme.
Po ashtu policia njofton se po hetohet në lidhje me identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Të arrestuarit do të akuzohen , për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Falsifikimi i letrave me vlerë” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
Ky aksion vjen në kuadër të Planit të Masave “Mbi informalitetin në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, trajtimi i mallrave me akcizë dhe evazionin fiskal”. Aksioni anti-infomralitet është shtrirë në të gjithë vendin tonë dhe përgjatë muajve korrik dhe gusht ka mbyllur dhe gjobitur qindra biznese.




