• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DO PROPOZOJ…”/ Rama: Kush individ merr përsipër të gënjejë një parti e një shoqëri të tërë, të mbajë mbi kurriz të gjitha pasojat
Home
Politikë

“DO PROPOZOJ…”/ Rama: Kush individ merr përsipër të gënjejë një parti e një shoqëri të tërë, të mbajë mbi kurriz të gjitha pasojat

27 August, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Rikthimin në punë prej pushimeve, kryeministri Edi Rama e nisi nga Lezha, nga ku drejtoi një takim me drejtuesit e PS, për zonën e veriut. Një burim nga PS Lezhë i tha gazetarit të Top-Channel Muhamed Veliu, se një pjesë e gjatë e fjalës së kryeministrit lidhej me pastërtinë e figurës për të gjithë drejtuesit e bashkive, nënkryetarët, por edhe për të gjithë ata që kanë një rol drejtues.

Duke marrë si shembull rastin e Valdin Pjetrit kryeministri ka deklaruar:

”Kemi patur një problem me Shkodrën dhe kjo ka ardhur për arsye se komisioni i verifikimit të pastërtisë së figurës që ngritëm edhe këtë herë në parti, nuk mund të shkojë përtej kufijve që kanë shtetet në lëshimin e statusit penal për çdo individ. Italia për shembull e ka deri 10 vjet më parë, dokumentin e pastërtisë. Mirëpo në rastin e Valdrin Pjetrit kjo nuk ka mjaftuar siç e kemi parë”.

Të gjitha të dhënat përtej 10 viteve ka thënë kryeministri , janë të arkivuara dhe në to kanë akses vetëm autoritetet policore.

“Në rast se letrat që nxori PD janë autentike, ato janë marrë në mënyrë të paligjshme. Janë fotografuar nga ekrani i kompjuterit duke dhënë ndonjë ryshfet. Ne s’mund ta bënim këtë dhe s’mund ta bëjmë, por duhet ta zgjidhim. Sepse s’mund të marrim asnjë kosto as ne as komuniteti, kur një vetëdeklarim rezulton i rremë, pasi kanë mbaruar zgjedhjet dhe krijohet boshllëk e zhgënjim”.

Top Channel ka mësuar se Kryeministri përballë kësaj situate propozon këtë zgjidhje.

“Do t’i propozoj parlamentit që kandidaten e partive për deputetë apo kryebashkiakë, të depozitohen më herët se sa afati i regjistrimit, në mënyrë që të ketë kohë për verifikim nga organet ligjzbatuese. Kush individ merr përsipër të gënjejë një parti e një shoqëri të tërë, të mbajë mbi kurriz të gjitha pasojat. Nuk është përgjegjësi e partisë politike kur del një mollë e kalbur. Por ama është përgjegjësi e partisë të reagojë duke e flakur mollën e kalbur. Por me këto dy ndryshime ligjore, jo vetëm gënjeshtari apo shkelësi, do flaket nga partia, po s’do lëre asnjë boshllëk nga pas”.

Kryeministri Edi Rama nga Lezha ka theksuar se në Shkodër duhet të pastrohet niveli drejtues i drejtorive të shtetit dhe të zgjidhen sa me shumë gra në shërbimet publiket. Ka kërkuar po ashtu, vendosjen e një regjimi të ri në mbrojtjen dhe menaxhimin e vijës bregdetare, si edhe të, zonave malore me potencial turistik.

Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ËSHTË ZYRTARE/ Inter huazon Joao Mario në kampionatin rus tek...
Previous article LIVE/ Po luhet ndeshja Tirana-Teuta në "Selman Stërmasi". Nis pjesa e dytë

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

PROTESTA/ Nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë Aktualitet

PROTESTA/ Nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT