ALPENews.al ka përzgjedhur për ditën e sotme si destinacion të ditës qytetin e Sarandës.
E në vazhdën e tregimit të bukurisë së qytetit bregdetar të Shqipërisë, ne kemi përzgjedhur disa prej komenteve më specialë të “Trip Advisor” (le të themi të përdoruesve turistikë të medias më të madhe botërore të turizmit).
Komentet lidhur me Sarandën duket se vijnë më së shumti nga turistët anglezë të cilët shkruajnë superlativa mbi plazhet e bukura të Sarandës.
“Plazhi ishte perfekt.
Duhet të ikni patjetër. Uji kristal, plazh i bukur me të gjitha facilitetet që te duhen: Bar-i, restorantet, shezllona dhe çadra. Mundesi perfekte për zhytje në ujin blu të bukur. Perfekt gjithashtu ër udhetime me shoqërinë, të rriturit, femijet e familjen”.
“Një vizitë fantastike.
Udhetuam nga Korfuzi në Sarande dhe me duhet të them ishte fantastike. Ikem nga Korfuzi në mengjes dhe na u deshën vetem 50 minuta me anije. Sapo arritëm në Sarandë, u njohem me pamjen e bregdetit qe ishte thjeshtë fantastike. Plazh i mrekullueshëm, dyqane me suveniere dhe restorante të mira.
Taksisti na ndihmoi të vizitonim Butrintit dhe kalane e Lëkurasit dhe dukej shumë i besueshëm. Ky qytet ishte fanstatik, njerezit po ashtu si dhe moti brilant”.
“Një prezantim i mirë me Shqiperinë.
Kam dashur gjithmone ta vizitoj Shqiperine dhe sapo më thanë se mund ta beja direkt nga Korfuzi nuk hezitova.
Udhëtoja vetem dhe nuk e dija ç’të prisja… varfëri? vjedhje? njerez agresivë?
Ajo qe kalova si eksperiencë ishte një turizem mikpritës, i kenaqshem me shumë mundesi te mira si zonë. Nëse keni menduar ta vizitoni, bëjeni! Të gjithe udhetimet te ofrojne mundesinë të vizitosh Butrintin dhe te shijosh pamjet fantastike nga kalaja dhe Syri i Kaltër”.
Përgatiti: AlpeNews.al




