• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANTOLOGJIA E KËNGËS DURRSAKE/ Klosi: Eventet, mundësi për të njohur turistët me muzikën shqiptare
Home
Politikë

ANTOLOGJIA E KËNGËS DURRSAKE/ Klosi: Eventet, mundësi për të njohur turistët me muzikën shqiptare

26 August, 2019 k.autor Politikë

Në qytetin e Durrësit është zhvilluar eventi Antologjia e Këngës Durrsake që i dedikohet këngëtarëve më të njohur të qytetit që kanë lënë mbresa tek publiku durrsak. Në këtë event mori pjesë ministri Klosi dhe kryebashkiakja Sako, ku falenderoi organizatorin e eventit Namik Sadiku, i cili është vetë artist dhe sipërmarrës i njohur. Sako theksoi: ” Kjo ide e veçantë jo vetëm që na bashkoi në këtë event të gjithëve bashkë, por na përcolli kujtimet dhe emocionet e muzikës dhe këngëve të bukura të kënduara nga këta këngëtarë durrsakë ndër vite.”

Ministri Klosi vlerësoi këtë pasuri të madhe në arkivat e muzikës qytetare shqiptare, duke theksuar edhe rëndësinë e eventeve të tilla muzikore në turizëm, si mundësi e shtuar për të njohur turistët me muzikën shqiptare, por edhe për tu argëtuar. “Sot mbase duket sikur është më  e thjeshtë që të prodhosh muzikë por sot është shumë e vështirë që të prodhosh emocionet që kanë prodhuar kaq shumë mjeshtra të muzikës durrsake. Ndaj unë dal këtu si titullar i një institucioni që ka lidhje me turizmin por si një administrator publik dhe mendoj ndaj të njëjtin opinion me të gjitha ata që kanë fatin të drejtojnë një institucion duke i falenderuar ata të cilët kanë prodhuar atë që është më e bukura dhe më e mira e shqiptarëve: buzëqeshjen, muzikën, ëmbëlsinë dhe vëllazërinë mes njeri-tjetrit. Mendoj që kjo mbrëmje është edhe një shenjë e gjallë sesi mbahen të lidhur bashkë dhe sesi mund të krijohet në breza një traditë e cila nuk duhet humbur.”, tha ministri Klosi në event.

Gjithashtu theksoi se ky aktivitet i  ofrohet jo vetëm durrsakëve, por edhe shumë turistëve që janë në zonën e Shkëmbit të Kavajës, e cila është shndërruar në një destinacion turistik.

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Valbona Sako shpërndau çertifikata mirënjohje për  kontributin e vyer të këngëtarëve në pasurinë e trashëgimisë kulturore të qytetit, ku morën 23 këngëtarë durrsakë: Marika Deçi, Sotir Telo, Luljeta Bërzezi, Mimoza Musai, Merxhan Myshketa, Reshit Gjini, Servete Bagoi, Melita Shehu, Miga Hysi, Majlinda Laska, Ylli Çifti, Milva Alite, Lorenc Barometa, Qemal Kërtusha, Zija Saraçi, Leonard Doka, Raimonda Kamberi, Dhimitër Stefa, Namik Sadiku, Naim Kërçuku, Astrit Hysa, Valentina Gjoni, Luljeta Strefi. Në këtë event pjesëmarrësit dëgjuan këngët më të njohura durrsake të brezave të ndryshëm që kanë mbajtur gjallë dhe kanë ushqyer shpirtin artdashës të qytetarëve ndër vite.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “BURRI IM ËSHTË ME NJË PROSTITUTË”/ Bashkëshortja e legjendës argjentinase "shpërthen": Një të droguar që e mban nën... (FOTO)
Previous article VRASJA E ENDRIT ÇELËS/ Përgjimi ambiental që zbardhi të vërtetën, si u zbuluan vëllezërit Kusi si autorë të krimit

k.autor

Postime të ngjashme

"PRANIA BESNIKE"/ Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë Politikë

"PRANIA BESNIKE"/ Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bardhi: Drafti i PS, “puç kushtetues”! Shkel vendimin e Kushtetueses, vota jonë kundër Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bardhi: Drafti i PS, “puç kushtetues”! Shkel vendimin e Kushtetueses, vota jonë kundër

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bylykbashi prezanton draftin e PS: Rritje sa 2% e pagës së Presidentit Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bylykbashi prezanton draftin e PS: Rritje sa 2% e pagës së Presidentit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT