Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj pas publikimit të faturave të “kripura” nëpër udhëtimet zyrtare.
Në një postim në rrjetet sociale, ku Rama ka publikuar një projekt të ri në lidhje me ndërtimin e një poliklinike, një nga qytetarët ka komentuar. Qytetari shkruan se këto investime duhet të ishin bërë me kohë, por kryeministrit i ka dalë timoni nga kontrolli pas faturave 700 euroshe.
Replikat
Qytetari: Z. Kryeminister! Pse se shpejti? Duhet te ishte bere qe me kohe. Apo do fshihesh me arrogancen karakteristike duke thene se na e la partia perpara nesh me borxhe! Po dhomat 700 euro nata te ciles parti i perkasin apo te kane dhene “Timon” mekanik ne vend te asaj hidraulik dhe se kontrollon me autobuzin.
Normale qe do I shpallesh lufte informalitetit ndryshe si do I paguash hotelet, nderkohe qe populli gezon se po lufto per ata!”.
Rama është përgjigjur sërish në mbrojtje të Gjonajt, duke e drejtuar qytetarin të lexojë reagimin zyrtar të ministres, e cila shprehet se shpenzimet kanë qenë për të gjithë delegacionin.
“Dhomat 700 euro nata jane vetem ne aritmetiken 7×7=42 te mediave qe i kane publikuar duk mbledhur tere njerezit ne nje dhome. Nese je i interesuar te dish te verteten, lexo sqarimin e bere nga ministria, ndersa sa per çfare duhet te ishte bere me kohe, jam shume dakord me ty, por ja qe nuk u bene po u shkaterruan! Arrogance karakteristike borxhet e qeverise se kaluar? Boh, faktet jane arrogante kur nuk i do, por s’kemi ç’bejme,”- shkruan Rama.


