• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VRASJA E TEKNIKUT TË KONDICIONERIT/ Familja Kusi, pronare e 3 lokaleve në Tiranë, janë duke u verifikuar
Home
Breaking News

VRASJA E TEKNIKUT TË KONDICIONERIT/ Familja Kusi, pronare e 3 lokaleve në Tiranë, janë duke u verifikuar

25 August, 2019 F.autor Breaking News

Familja Kusi, 3 anëtarë të së cilës u përfshinë në vrasjen e teknikut të kondicionerëve në shtëpinë e tyre, prej dy vitesh po hetohet për pastrim parash e, megjithatë, ende nuk është marrë asnjë vendim.

Pas ngjarjes ku mbeti i vrarë 26-vjeçari Indrit Çelaj, për të cilën janë shpallur në kërkim dy vëllezërit Griseldo dhe Alban Kusi e babai i tyre Bujar Kusi është arrestuar, pritet që të ketë veprime shtesë rreth bizneseve të tyre. Në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezultojnë 3 lokale të regjistruara në emër të tyre. Konkretisht, dy lokale në rrugën “Myslym Shyri” e “Muhamet Gjollesha”, njëri me status aktiv, figurojnë në emër të Griseldo Kusit.

Ndërsa një tjetër, po në rrugën “Myslym Shyri”, në emër të Bujar Kusit. Dy vëllezërit e shpallur në kërkim për vrasjen e Indrit Çelajt dhe babai i tyre rezultojnë me precedentë të mëparshëm penalë. Por, përveç hesapeve të mëparshme që kishin mbyllur me drejtësinë, ata rezultojnë të jenë edhe aktualisht pjesë e një hetimi të nisur prej dy vitesh, por që ende nuk është mbyllur. HETIMI PASUROR Në vitin 2017, Policia e Tiranës ka referuar një material në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale, ose i veprimtarisë kriminale”.

Burimet nuk japin më shumë të dhëna rreth këtij procedimi, por thonë se anëtarët e familjes Kusi, që aktualisht u përfshinë në vrasjen e 26-vjeçarit nga Mallakastra, dyshohet të kenë ngritur pasuri me të ardhura nga veprimtari kriminale.

Se në çfarë fushe shtrihet aktiviteti i jashtëligjshëm i tyre, burimet nuk saktësojnë asgjë, por derisa çështja është marrë në dorë nga Krimet e Rënda, duket se nuk bëhet fjalë për vepra të lehta penale.

E duket se pas ngjarjes së të enjtes, ku u plagos rëndë e më pas humbi jetën 26-vjeçari Indrit Çelaj, e para që do të verifikohet nga Policia e Prokuroria do të jetë vila e Bujar Kusit, ku ndodhi ngjarja, mes rrugëve “Muhamet Gjollesha” e “Myslym Shyri”.

NDERTIMI

Menjëherë pas ngjarjes ku mbeti i vrarë Indrit Çelaj, në Policinë e Tiranës është zhvilluar një mbledhje urgjente për të verifikuar dokumentacionin. Madje, burimet thanë se në përfundim të veprimeve ka nisur procedim penal për një punonjës të bashkisë.

Ky i fundit, ndonëse kishte konstatuar se Bujar Kusi nuk kishte respektuar lejen e marrë për punimet që do të kryente në vilë, duke kaluar përtej saj, ishte mjaftuar vetëm me një gjobë. Edhe pse në raste të tilla duhej vepruar me bllokim punimesh.

Tashmë, pas ngjarjes, një grup inspektorësh të IKMT-së, kanë shkuar pranë objektit ku ndodhi vrasja, për të kryer edhe ata verifikimet e nevojshme. Burimet thanë se pjesa ku është shtuar pa leje, pritet që të shembet gjatë ditëve në vazhdim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NORA DHE ROBERTI NUK JANË MË BASHKË/ Këngëtari konfirmon ndarjen e tyre
Previous article MILAN PRANË GODITJES SË MADHE/ Boban fluturon drejt Madridit

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

PROTESTA/ Nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë Aktualitet

PROTESTA/ Nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT