• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ekspertët: Një virus mund të përhapet me shpejtësi, e bota nuk është gati për të!
Home
Botë

Ekspertët: Një virus mund të përhapet me shpejtësi, e bota nuk është gati për të!

26 October, 2017 Ina.Autor Botë

Infeksionet e rrezikshme për jetën mund të përhapen më shpejt dhe më paparashikueshëm se kurrë.

Si pasojë, një pandemi e re do të arrinte përpara se mund ta mendojmë dhe bota nuk është gati për të, thonë ekspertët.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ministrat e qeverive botërore “janë përballur” me një epidemi të re të një virusi të panjohur që vret njerëzit dhe po zgjerohet me shpejtësi.

Madje thuhet se është rezistent ndaj antibiotikëve.

Brenda një jave, institucionet kryesore u mbyllën dhe mijëra njerëz u vunë në karantinë. Frika dhe paniku gjithashtu u përhapën në tokat përreth ku edhe njerëzit e infektuar vdesin.

Edhe pse një skenar i simuluar, ky ishte skenari epidemik që u mbajt në konferencën vjetore të Bankës Botërore në Uashington.
Nuk është një ngjarje që normalisht do të merrej ekskluzivisht ky institucion, por është ushtrimi i katërt i organizuar nga Banka Botërore.

I ngjashëm me rastin e simuluar thuhet se ishte epidemia ebola që vrau më shumë se 11,000 njerëz në një afat të shkurtër.

“Ne do të donim që në një rast të tillë të jemi më mirë të përgatitur, për shkak se probabiliteti që diçka e tillë të ndodhë përsëri është 100 për qind. Një përsëritje është e mundshme më herët se që mund ta paramendojmë”, ka thënë Tim Evans, drejtor i shëndetit, të ushqyerit dhe popullsisë në Bankën Botërore.

Sipas ekspertëve, infeksionet e rrezikshme për jetën përhapen më shpejt dhe më paparashikueshëm se kurrë.

Këtë, siç thuhet më tej, e tregon edhe epidemia e murtajës në Madagaskar, e cila vrau më shumë se 100 njerëz që nga gushti.
Madje, numri i rasteve të plagëve të pneumonisë që përhapet nga kollitja, teshtitja dhe pështymja është rritur me 70 për qind.

Virusi Marburg u raportua në Ugandë, por nëse përhapet, qindra njerëz mund të infektohen. Është një ethe hemorragjike e ngjashme me ebolan.

“Në kohën e sotme të informacioneve, shumë më shpejtë ato të udhëtojnë përmes kanaleve jozyrtare. Ne kemi kërkuar që zyrtarët të bëjnë të qartë se si, në rast të një shpërthimi, është e rëndësishme që të kenë informacionin e duhur në kohën e duhur, dhe nuk mbështeten në raportet e përditshme”, ka thënë Ron Klain, i cili ishte koordinatori kryesor në SHBA në kohën e epidemive të ebolës, virusi i të cilit kishte infektuar edhe qytetarët amerikanë.

Siç shqetësim është ngritur fakti se në të kaluarën, disa vende kanë refuzuar të publikojnë informacione në kohë për epidemitë – sidomos në vendet që varen nga turizmi, ka presione politike dhe ekonomike që të mos ndërmarrin veprime që mund të jenë kundërproduktive ndaj ekonomive të tyre.

E ndonëse vetëdija e rrezikut po rritet, ekspertët pajtohen se bota nuk është e përgatitur ndaj për një epidemie të re.
Vitin e ardhshëm do të bëhen 100 vjet pas pandemisë së gripit që vrau 50 milionë njerëz në mbarë botën.

“Sinqerisht, ne nuk jemi të gatshëm as edhe për një pandemi, e cila do të ishte me pasoja përgjysmë më të vogla. Dhe një kërcënim i tillë ekziston edhe më tej”, ka përfunduar Klain.
/AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vladimir Putin dhe jeta e tij e paprekshme
Previous article Qyteti italian ju paguan 2000 euro nëse shpërnguleni aty

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT