Studimi u drejtua nga Andrej Rzhecki, gjenetist në Universitetin e Çikagos. Sipas ” Plos Bilogy”, ekspozimi u regjistrua në nivel qarku dhe për të u morën parasysh edhe faktorë të tjerë si të ardhurat, etnia dhe dendësia e popullsisë së zonës. Nga kombinimi i të dhënave atmosferike me kërkesat për sigurim shëndetësor u zbulua se parashikuesi më i fortë i diagnozës së çrregullimit bipolar pas përkatësisë etnike ishte cilësia e ajri
Sipas rezultateve ekziston një lidhje e fortë, edhe pse akoma nuk është e mundur të provohet një lidhje direkte shkak-pasojë midis ndotjes dhe niveleve më të larta të skizofrenisë, çrregullimeve të personalitetit dhe depresionit.
Por si mund të ndikojë ndotja në trurin tonë? Një faktor i dukshëm është zhurma në trafik, që dihet se rrit stresin dhe përkeqëson cilësinë e gjumit. Gjithashtu disa mikro ndotës, siç është PM 2.5, mund të ndikojnë potencialisht në tru.
Një mundësi tjetër është që rritja e inflamacionit në trup e shkaktuar nga ndotja, aktivizon reagimin e stresit të trurit. Një hipotezë tjetër ështëqë smogu shkakton ndryshime epigjenetike, të cilat ndikojnë në aktivitetin e ADN-së duke ndryshuar ekuilibrin e kimikateve të trurit.