Pas sjelljes jo të hijshme në parlament, ku Kryemadhi dhe deputetja Kejdi mehmetaj u kanë rrëmbyer me dhunë kartat deputetëve të PS, për të penguar votimin, ka reaguar deputeti i PS Bujar Çela, duke i çuar letër Byrosë
“I kërkoj Byrosë të gjykoj sjelljen time. Mehmetaj tentoi me forcë të më mohojë të drejtën, ajo ishte urdhëruar të të shkelte ligjin”.
Deklarate e deputetit Bujar Cela drejtuar Byrosë se Kuvendit
Te nderuar anëtare te Byrose se Kuvendit, Kam ndjekur me vëmendje debatin publik qe shoqëroi seancën e ditës se hënë te Kuvendit te Shqipërisë. Pjese e këtij debati ka qene edhe reagimi im personal ne momentin kur një nder deputetet me te reja ne moshe te Kuvendit zonjusha Keidi Mehmetaj me force tentoi te me mohoje ushtrimin e detyrës qe me ka ngarkuar vullneti i popullit te Lushnjës.
Une e mirëkuptoj deputeten e re ne moshe, te cilën e kishin urdhëruar ne atë moment te shkelte ligjin. Megjithatë edhe pse i provokuar apo i penguar te ushtroj detyrën, i kërkoj Byrosë se Kuvendit te Shqipërisë te zbatoje Rregulloren e Kuvendit ndaj çdo akti te pahijshëm për detyrën e nderuar te përfaqësuesit te popullit. Për këtë qellim, edhe pse reagimi im me mundësoi te ushtroj detyrën dhe te marr pjese ne votim, kërkoj qe Byroja ta gjykoje sjelljen time dhe te shprehet sipas Rregullores. Faleminderit, Bujar Cela.
Përgatiti: AlpeNews.al


