Është konstituar mes tensionesh këshilli bashkiak i Shkodrës. Militantët e PD të udhehequr nga ish deputetë të PD kanë qendruar jashte ambienteve të Biblotekës në Shkodër dhe kane tentuar disa herë të çajnë kordonin e policisë.
Pamjet shqetësuese që vinin nga qyteti i Shkodrës nuk duken të kenë qënë aspak problem për Presidentin e Republikës së Shqipërisë.
Ndryshe nga protestat e mëparshme të opozitës në të cilat Ilir Meta reagonte para se të fillon, gjatë tyre dhe në mbarim, sot ky i fundit duket se e kishte mendjen gjetkë.
I preokupuar në marrjen e maleve me radhë, siç deklaroi edhe ditën e djeshme në një intervistë prej tij nuk u bë as edhe një status me qëllim përfundimin e kësaj përplasje.
Ndonëse ishte vetë Meta ai që u shpreh se në Shkodër nuk ka përse të zhvillohen zgjedhje pasi sipas tij të gjitha do bëhen me 13 tetor, duket e habitshme që të jetë po ai që në vend të një reagim serioz dhe institucional zgjedh të postoj 9 foto e 1 video nga pyjet e Bizës dhe Martaneshit.
Siç e tha edhe vetë, është skraparli e si i tillë ka guxim vetëm për gjëra të mëdha, siç është ngjitja e zbritja e maleve.
Përgatiti: AlpeNews.al


