• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BURG BRENDA BURGUT/ Ja ku do të izolohen “kokat” e krimit
Home
Breaking News

BURG BRENDA BURGUT/ Ja ku do të izolohen “kokat” e krimit

18 August, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Miratimi i një ligji që mundëson një trajtim të ashpër në burg për personazhet e rrezikshëm të botës së krimit u përcoll me bujë në publik në janar të vitit 2019. Por zbatimi i vërtetë i tij, izolimi i të dënuarve “VIP” sipas modelit italian “41 BIS” pritet të nisë në shtator.

Periudha disamujore ka shërbyer për bashkërendimin mes institucioneve që listojnë personat që do izolohen dhe për hartimin e rregullores që do të zbatohet në korridoret e monitorimit ekstrem.

Në Itali ky regjim u përdor për të shkëputur marrëdhëniet e bosëve të mafias me botën jashtë qelisë dhe për t’u hequr atyre mundësinë e dhënies së urdhrave nga burgu.

A2 ka siguruar një kopje të urdhrit të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për miratimin e rregullores që do të zbatohet në Regjimin e Posaçëm. Ky lloj trajtimi është burgu i vërtetë për “boss”-ët e krimit. Ai kufizon takimet me familjarët në vetëm 1 në muaj, detyron regjistrimin audio e video të takimit, kontrollon korrespondencën e tij, si edhe kufizon daljen e tij në ajrim.

Në një urdhër pasardhës, ministrja e Drejtësisë përcakton se regjim “41 bis” do të ketë vetëm në dy burgje, në atë nr. 313 në Tiranë dhe në burgun e Peqinit.

Burgu 313 është klasifikuar një institucion paraburgimi dhe përveç sektorit të regjimit të posaçëm do të ketë edhe një sektor për bashkëpunëtorët e drejtësisë.

Në të njëjtin urdhër është bërë rikualifikimi i burgut të Fushë-Krujës nga një burg i sigurisë së lartë në një burg të sigurisë së zakonshme. Ulja e sigurisë detyron autoritetet të zhvendosin ata që vuajnë dënime të rënda, çka solli nënshkrimin e një peticioni kundërshtues nga 88 prej tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTOLAJM/ Ja sa kushton bërja e shu**ës në Shqipëri!
Previous article ''PËRGJITHMONË BASHKË''/ Valeri i Big Brother bën dedikimin romantik për të shoqen (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

POLIÇANI NË PROTESTË/ Qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Beratin, djegin teserat e PS-së Aktualitet

POLIÇANI NË PROTESTË/ Qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Beratin, djegin teserat e PS-së

PROTESTUESIT MARSHOJNË NË RRUGËT E KRYEQYTETIT/ Vijojnë thirrjet: Ju erdhi fundi Aktualitet

PROTESTUESIT MARSHOJNË NË RRUGËT E KRYEQYTETIT/ Vijojnë thirrjet: Ju erdhi fundi

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Ndërrojnë jetë dy shqiptarët, detajet nga ngjarja Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Ndërrojnë jetë dy shqiptarët, detajet nga ngjarja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT