• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KODI ZGJEDHOR ANASHKALON METËN/ Situatën në Shkodër e zgjidh KQZ, jo presidenti
Home
Politikë

KODI ZGJEDHOR ANASHKALON METËN/ Situatën në Shkodër e zgjidh KQZ, jo presidenti

17 August, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Kriza në Shkodër, pas vendimit të kryebashkiakut të zgjedhur Valdrin Pjetrit  për të mos marrë mandatin, zgjidhet nga mazhoranca përmes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke anashkaluar presidentin Meta, i cili këtë të premte deklaroi në media se nuk do dekretojë datë zgjedhjesh tjetër për Shkodrën, veç asaj të 13 tetorit.

Neni 161 i Kodit Zgjedhor parashikon se çfarë ndodhë kur kemi ripërsëritje të zgjedhjeve, teksa në pikën 6 saktësohet se KQZ është institucioni që vendos të përsërisë zgjedhjet dhe të vendosë për datën e re jo më vonë se 4 javë nga marrja e vendimit.

“Zgjedhjet e shpallura të pavlefshme dhe për të cilat KQZ-ja ka vendosur përsëritjen, sipas këtij neni, përsëriten në një ditë të vetme për të gjitha zonat zgjedhore ku është vendosur përsëritja e tyre. Vendimi për caktimin e datës për përsëritjen e zgjedhjeve merret nga KQZ-ja me përfundimin e procedurave ankimore, sipas kësaj pjese ose me kalimin e afateve ligjore të ankimit, të përcaktuara në këtë pjesë. Përsëritja e zgjedhjeve zhvillohet jo më vonë se 4 javë nga data e vendimit”, shkruhet në pikën 6 të nenit  161 të Kodit Zgjedhor.

Nga ana tjetër presidenti vijon të këmbëngulë se zgjedhjet në Shkodër do bëhen në 13 tetor, ndërkohë është shprehur se në krye të bashkisë Shkodrës të qëndrojë kryebashkiakja Voltana Ademi. Megjithatë, Kodi Zgjedhor ka përcaktuar qartë edhe rastet e mbarimit përpara kohë të mandatit të kryetarit Bashkisë. Në nenin 61 ku pika 5 e tij saktëson se deri në zgjedhjen e kryetarit të ri vendin e tij e zë zv kryetari i bashkisë. Në rast se në bashki ka më shumë se 2 zv.kryetarë,  këshilli bashkiak e vendosë me vota se kush do marrë drejtimin e përkohshëm të Bashkisë.

“Me përfundimin para kohe të mandatit të kryetarit të bashkisë, sipas këtij neni, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, funksionet e tij i kryen zëvendëskryetari i bashkisë. Në rastet kur ka më shumë se një zëvendëskryetar bashkie, këshilli përkatës, me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të tij, cakton një nga zëvendëskryetarët të kryejë funksionet e kryetarit deri në zgjedhjen e kryetarit të ri”, shkruhet ne pikën 5 të nenit 61.

Të hënën në Shkodër do bëhet konstituimi i këshillit bashkiak, teksa PD ka bërë thirrje për protestë.

Neni 161 i Kodit Zgjedhor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ Pep Guardiola dhe Kun Aguero debatojnë ashpër midis tyre, gjithçka u kap nga kamerat e stadiumit (VIDEO)
Previous article VAJZAT ''ÇMENDIN'' RRJETIN/ Tayna, Kejvina dhe Vildane për pushime bashkë (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

"GJYSHJA KA VDEKUR"/ Nipi telefonoi policinë pas vrasjes makabre në Tiranë. Autori pas krimit shkoi tek kushëriri në Kamzë, ishte dënuar për dhunë në familje Aktualitet

"GJYSHJA KA VDEKUR"/ Nipi telefonoi policinë pas vrasjes makabre në Tiranë. Autori pas krimit shkoi tek kushëriri në Kamzë, ishte dënuar për dhunë në familje

TRONDITET SARANDA/ Vrasje me armë zjarri, kush është viktima (EMRI) Aktualitet

TRONDITET SARANDA/ Vrasje me armë zjarri, kush është viktima (EMRI)

E DIELA SJELL VRANËSIRA DHE RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot Aktualitet

E DIELA SJELL VRANËSIRA DHE RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT