Një ditë e ngjeshur me takimi kjo e sotme për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ky i fundit pasi zhvilloi sot një takim kokë më kokë në zyrën e tij me ambasadorin e SHBA-ve Donald Lu dhe më pas me krerët e PD-së në rrethe, sot pasdite do të ketë një tjetër takim me rëndësi.
Pavarësisht faktit se në media u përfol se kryedemokrati Basha kishte refuzuar praninë e Vlahutin në takim në selinë blu, gazetarja Valentina Madani konfirmoi për ‘BalkanWeb’ se lideri demokrat e ka ftuar diplomaten. Theksojmë se shpesh herë ambasadorja Vlahutin ka qenë në qendër të ‘sulmeve’ të opozitës se ajo përkrah kryeministrin Edi Rama.


