• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DORËHEQJA E VALDRIN PJETRIT/ Ja kur do të konstituohet Këshilli Bashkiak në Shkodër
Home
Politikë

DORËHEQJA E VALDRIN PJETRIT/ Ja kur do të konstituohet Këshilli Bashkiak në Shkodër

15 August, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Partia Socialiste nuk do të heqë dorë nga Bashkia e Shkodrës! Pavarësisht tërheqjes së kryebashkiakut të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Valdrin Pjetri, mësohet se Këshilli Bashkiak do të konstituohet. Konstituimi do të bëhet në datën 19 gusht dhe jo 21 gusht siç ishte parashikuar më herët.

Kjo gjë sjellë që Shkodra do të vijojë që të udhëhiqet sërish nga kryebashkiakja aktuale Voltana Ademi, por me një këshill bashkiak me shumicë socialiste. Tërheqja nga marrja e detyrës e Pjetrit është e shoqëruar me pikëpyetje, sa i përket asaj që do të ndodhë me drejtimin e qytetit të Shkodrës. Kjo sepse duhet që presidenti Ilir Meta të dekretojë një datë për zgjedhje të parakohshme në këtë Bashki, por duke qenë se kreu i shtetit nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit, gjasat janë që të mos ketë një datë të re.

Pjetri u tërhoq pas akuzave të bëra nga Partia Demokratike, e cila publikoi një dokument ku sipas tyre vërtetohej që ai ka qenë i dënuar në Itali në 2003 me burg për drogë. Në përgjigjen e tij, Pjetri tha se ajo ngjarje, kur ia ka qenë vetëm 20 vjeç, është hequr nga konteksti dhe është shfrytëzuar për sulme politike.

Lidhur me këtë çështje, Prokuroria ka nisur hetimet. Sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme i ka dërguar një letër-porosi drejtësisë italiane ku kërkon informacion lidhur me figurën e Valdrin Pjetrit, ku mes të tjerash kërkohen edhe shenjat e gishtave të tij. Ndërkohë nga ana tjetër, bëhet e ditur se edhe Prokuroria Shqiptare do të marrë gjurmët e gishtave të Pjetrit, për të bërë më pas një krahasim me ato që do të mbërrijnë nga autoritetet italiane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIKTHIMI NË SERIE A/ 3 skuadra italiane pas Alexis Sanchez, ja emrat
Previous article PAS FITORES MIQËSORE NDAJ MALIQIT/ Trajneri Shkëmbi: Nuk mund të jemi në maksimalen tonë, por...

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

PROTESTA/ Nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë Aktualitet

PROTESTA/ Nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT