• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RIKONSTRUKTOHET RRUGA PRANË AMBASADAVE/ Veliaj: Aplikoni për rehabilitimin e fasadave të pallateve
Home
Politikë

RIKONSTRUKTOHET RRUGA PRANË AMBASADAVE/ Veliaj: Aplikoni për rehabilitimin e fasadave të pallateve

15 August, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Krahas rehabilitimit të akseve kryesore, si “Rruga e Durrësit” apo “Rruga e Kavajës”, Bashkia e Tiranës po ndërhyn edhe në rrugët në brendësi të lagjeve. Rruga “Sotir Peçi”, e cila lidh bllokun e ambasadave me Rrugën e Durrësit, është investimi më i fundit në kryeqytet. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi përfundimin e punimeve dhe shtoi se pas ndërhyrjeve në akset kryesore, vëmendja po shtrihet edhe në hapësirat më të vogla mes lagjeve.

“Kemi punuar në të gjithë Tiranën në akset kryesore. Po punohet tek “Rruga e Kavajës” me korsinë e biçikletave, kemi punuar me “Rrugën e Durrësit” me pjesën e nëntokës, por ajo që vëmë re është se kemi disa xhepa të vegjël mes lagjeve, të cilat nuk janë prekur nga ky ndryshim. Rruga “Sotir Peçi” është një prej tyre, pra në anën tjetër kemi “Rrugën e Durrësit”, që është aksi tregtar kryesor i Tiranës, ndërkohë sapo kalon rrugën midis bllokut të ambasadave, kemi këto xhepa. Ndaj, jam i lumtur që kemi shfrytëzuar verën, por edhe fondet e mbetura nga buxheti, për këto projekte të vogla nëpër lagje”, tha ai.

Veliaj deklaroi se tani që ka përfunduar rehabilitimi i rrugës me sinjalistikë dhe infrastrukturën e nevojshme nëntokësore, vëmendja do të jetë te ndërhyrjet në fasadat e pallateve për të krijuar lagje model. Ai u bëri thirrje banorëve të zonës që të nxitojnë të zgjedhin administratorin dhe të aplikojnë për “Fondin e Komunitetit”, për të bashkëfinancuar projektin me bashkinë.

“Rruga ‘Sotir Peçi’ është transformuar plotësisht, por nga niveli horizontal duhet të shkojmë edhe në nivelin vertikal. Ndaj, ashtu siç po punojmë edhe në këtë bllok në tokë, do të duhet të punojmë edhe me fasadat e pallateve. Lipset që banorët të organizohen e të caktojnë një administrator, dhe me administratorin t’ju japim prapë fonde, që të bëjmë edhe fasadat. Puna e bukur që është bërë në “Rrugën e Durrësit” me fasadat, do të duhet që ta bëjmë edhe në Rr. “Sotir Peçi” apo në të gjitha xhepat e tjera të Tiranës, duke e ndarë shpenzimin bashkë”, tha ai.

Kryebashkiaku siguroi se në katër vitet e ardhshme, fokusi do të jetë edhe më shumë tek fëmijët.

“Do të vazhdojmë të punojmë gjatë gjithë verës për projektet që duhen mbyllur deri sa të kapim vitin e ri shkollor; kryesisht fokusin do ta kemi në kopshte, shkolla, çerdhe. Do të hapim disa shkolla të reja si “Servete Maçi” apo edhe shkollat ku kemi shtuar ambientet ose i kemi bërë nga e para. Si prind i ri, që do të çoj për herë të parë djalin në çerdhe këtë vit, është akoma më afër zemrës sime projekti i Tiranës për fëmijët, siç nuk ka qenë kurrë më përpara. Edhe këto 4 vite do shohim një fokus akoma edhe më të fortë te fëmijët”, u shpreh Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAKETA ANTI-SHPIFJE/ Meta pas pushimeve: Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë...
Previous article "TË ARDHMEN TIME E VENDOS KLUBI"/ Franck Kessie tregon: Jam gati ta mbyll karrierën tek

k.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

EKZEKUTIMI I ARTAN MYRTAJT/ Historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet Aktualitet

EKZEKUTIMI I ARTAN MYRTAJT/ Historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet

ATENTATI NË SARANDË/ Sapo ishte ulur për kafe në një lokal, 44-vjeçari tentoi t’i largohej me vrap autorëve, por u vra në mes të rrugës Aktualitet

ATENTATI NË SARANDË/ Sapo ishte ulur për kafe në një lokal, 44-vjeçari tentoi t’i largohej me vrap autorëve, por u vra në mes të rrugës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT