• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTEGRIMI/ Nismëtar i rezolutës pro Shqipërisë, Ruçi mesazh deputetit italian
Home
Politikë

INTEGRIMI/ Nismëtar i rezolutës pro Shqipërisë, Ruçi mesazh deputetit italian

15 August, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka drejtuar një letër falënderimi deputetit Piero Fassino, anëtar i Komisionit të Çështjeve të Jashtme dhe Komunitare të Dhomës së Deputetëve të Parlamentit italian.

Deputeti Fassino, një politikan me reputacion dhe mik i shquar i Shqipërisë, ishte nismëtari i hartimit dhe miratimit të Rezolutës “Mbi integrimin e Ballkanit Perëndimor në institucionet euroatlantike”, e cila u miratua në unanimitet nga Komisioni i Punëve të Jashtme dhe Komunitare të Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Republikës Italiane, në datën 19 korrik 2019.

Nisma për miratimin e kësaj rezolute u diskutua në seancën dëgjimore të Kryetarit të Kuvendit dhe delegacionit parlamentar shqiptar me Komisionin e Punëve të Jashtme dhe Komunitare të organizuar më 16 prill, gjatë vizitës zyrtare të Kryetarit të Kuvendit në Dhomën e Deputetëve dhe Senatin e Italisë.

“Dëshiroj t’ju falënderoj për iniciativën dhe angazhimin Tuaj për përgatitjen dhe paraqitjen e Rezolutës së Komisionit të Çështjeve të Jashtme dhe Komunitare të Dhomës së Deputetëve në mbështetje të çeljes së negociatave me Shqipërinë.
Rezoluta vlerësoi reformat e ndërmarra nga Shqipëria në kuadrin e përgatitjeve për çeljen e negociatave dhe i rekomandonte Qeverisë Italiane të mbështesë në mënyrë aktive integrimin euroatlantik të vendeve të rajonit, si një rrugë për forcimin e paqes dhe stabilitetit të Europës dhe Mesdheut.
Me këtë rast, dëshiroj të përsëris vlerësimin dhe mirënjohjen e thellë timen dhe të Kuvendit të Shqipërisë për kontributin Tuaj personal të kahershëm në nxitjen e bashkëpunimit mes dy vendeve tona.
Është edhe kontributi Juaj pjesë kontributi mbështetja që Italia, fqinji dhe partneri ynë strategjik, ka dhënë dhe po jep për integrimin euroatlantik, në zhvillimin ekonomik dhe konsolidimin e institucioneve demokratike të Shqipërisë.
Shpreh bindjen se qëndrimi i vendosur i Qeverisë Italiane do të mbahet edhe në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.
Përfitoj nga ky rast t’ju shpreh dëshirën time për t’u takuar së afërmi në Shqipëri, si i ftuari im dhe i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, shkruhet në letrën e falënderimit të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, drejtuar deputetit të njohur italian Piero Fassino.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAJMI I MADH NGA GREQIA/ Lojtarët Behar Ramadani dhe Bregu kërkohen me ngulm nga klubi...
Previous article FLUKS KALIMESH NË PIKAT KUFITARE TË SARANDËS/ Në dy ditë hyjnë 8994 shqipatarë e të huaj

k.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

EKZEKUTIMI I ARTAN MYRTAJT/ Historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet Aktualitet

EKZEKUTIMI I ARTAN MYRTAJT/ Historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet

ATENTATI NË SARANDË/ Sapo ishte ulur për kafe në një lokal, 44-vjeçari tentoi t’i largohej me vrap autorëve, por u vra në mes të rrugës Aktualitet

ATENTATI NË SARANDË/ Sapo ishte ulur për kafe në një lokal, 44-vjeçari tentoi t’i largohej me vrap autorëve, por u vra në mes të rrugës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT