• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JAM RACË E AVNI RUSTEMIT”/ Meta poston një foto që në sabah, duke lexuar Esat Pashë Toptanin
Home
Politikë

“JAM RACË E AVNI RUSTEMIT”/ Meta poston një foto që në sabah, duke lexuar Esat Pashë Toptanin

15 August, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Presidenti i vendit, Ilir Meta ditën e sotme ka publikuar një foto ku ka rikthyer në vëmendje emrin e Esat Pashë Toptanit duke thënë se historia e tij duhet lexuar në mënyrë që të mos përsëriten marrëveshje siç ai bënte në kohën e tij. Meta duket se po lexon librin “Esat pashë Toptani: Njeriu, Lufta, Pushteti” ndërsa në diciturën që ai shkruan krahas fotos duket se thumbon dhe dërgon mesazhe ndaj kundërshtarëve politik. Kur ka prej disa kohësh që bën thirrje që kryeministri Rama dhe kreu i opozitës duhet të ule dhe më pas të shkojnë në zgjedhjet që ai ka dekretuar me 13 tetor, Meta sot shkruan se historia e Esat Pashës duhet lexuar për histori që nuk duhen harruar dhe marrëveshje që s’duhet të përsëriten.

Kujtojmë se disa javë më parë Meta me anë të një deklarate për shtyp ku jepte propozimin e tij për zgjedhjet lokale, të përgjithshme dhe atë për President në të njëjtën ditë (13 tetor), e konsideroi veten si Avni Rustemi i cili vrau Esat Pashën si tradhtar.

“Jam  i racës së politikanit të tipit Avni Rustemi, edhe i disa shqiptarëve të tjerë si Mic Sokoli, Vojo Kushi” shprehej Meta në atë kohë.

Ndërkohë nga ana tjetër edhe pse opozita është përçarë, ku LSI, ish-kryebashkiakët e djathtë dhe aleatët e PD kanë rënë dakort që të hyjnë në zgjedhje, Presidenti Meta vijon të këmbënguli që zgjedhjet të bëhen me 13 tetor. Për sa i përket kreut të PD i qëndron idesë se nuk mund të hyjë në zgjedhje pa u larguar Edi Rama si kryeministër. Ndërsa vetë qeveria që ka marrë të gjitha bashkitë në vend bazohet në zgjedhjet e 30 qershorit dhe po vijon punën në këto bashki.

Esat Pasha njihet në Histori si një njeri që ka punuar vetëm për interesat e tij dhe që ka bërë marrëveshje me armiqtë e vendit. Ai u vra të dielën  e 13 qershorit të vitit 1920 nga Avni Rustemi sapo doli nga hotel “Continental” në Paris.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RISIA E RE/ Tani mund ta merrni lejen e drejtimit vetëm në 30 minuta, përfitojnë 48 mijë qytetarë
Previous article ARTI SHQIPTAR NË ZI!/ Kjo është sëmundja nga e cila ndërroi jetë regjisori shqiptar Gjergj Xhuvani

k.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

EKZEKUTIMI I ARTAN MYRTAJT/ Historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet Aktualitet

EKZEKUTIMI I ARTAN MYRTAJT/ Historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet

ATENTATI NË SARANDË/ Sapo ishte ulur për kafe në një lokal, 44-vjeçari tentoi t’i largohej me vrap autorëve, por u vra në mes të rrugës Aktualitet

ATENTATI NË SARANDË/ Sapo ishte ulur për kafe në një lokal, 44-vjeçari tentoi t’i largohej me vrap autorëve, por u vra në mes të rrugës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT