• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NË HAPËSIRA TË MBYLLURA PUBLIKE/ Mali i Zi ndalon pirjen e duhanit
Home
Rajon

NË HAPËSIRA TË MBYLLURA PUBLIKE/ Mali i Zi ndalon pirjen e duhanit

14 August, 2019 Lubjana.autor Rajon

Mali i Zi, banorët e të cilit njihen për shifra të larta të konsumimit të duhanit në Evropë, ka ndaluar pirjen e cigares në vendet e mbyllura publike. Sipas ligjit, që ka nisur së zbatuari nga 14 gushti, pirja e duhanit është ndaluar në të gjitha vendet e mbyllura publike, duke përfshirë kafetë, ndonëse për kazinotë vlen rregullore tjetër.

Ligji është miratuar në mënyrë anonime më 31 korrik, pasi ministri i Shëndetësisë, Kenan Hrapoviq, ka thënë se ligji kundër duhanit që është miratuar më 2004 nuk ka arritur pritshmëritë. Hrapoviq ka thënë se zyra e tij “do të tentojë të zbatojë secilën pikë të ligjit”.

Bazuar në një studim të Bankës Botërore në vitin 2016, 46 për qind e popullsisë së këtij shteti mbi moshën 15-vjeçare pin duhan, derisa ministria e Shëndetësisë në Malin e Zi ka vlerësuar se rreth 400 malazias janë të diagnostikuar me kancer të mushkërive çdo vit. Ndëshkimet për shkelje të ligjit, që po ashtu rregullon edhe shitjen e cigareve, dallojnë nga 560 deri në 22,370 dollarë.

Sipas ligjit, bizneseve do t’iu lejohet të krijojnë hapësira të veçanta për duhanpirësit. Disa liderë biznesorë dhe përfaqësues të industrisë së turizmit kanë thënë se shqetësohen se ligji i ri mund të ndikojë në të ardhura.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JO PËR HONG KONGUN/ Presidenti Trump kritikon Kinën për tregtinë
Previous article "TREGOJNË FRUSTIM..."/ Huliganët serbë sulmojnë konsullatën e Kosovës në Danimarkë

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

TRAGJEDI NË GREQI/ Babai dhe djali i tij 20-vjeçar humbin jetën pas përplasjes së rëndë me motor Rajon

TRAGJEDI NË GREQI/ Babai dhe djali i tij 20-vjeçar humbin jetën pas përplasjes së rëndë me motor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT