• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANTI-INFORMALITETI/ Denaj: Pronarët e biznesve kanë kërcënuar inspektorët, heqin shiritin me…
Home
Politikë

ANTI-INFORMALITETI/ Denaj: Pronarët e biznesve kanë kërcënuar inspektorët, heqin shiritin me…

14 August, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj bashkë me drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve Delina Ibrahimaj zhvilluan sot një inspektim në kuadër të aksionit anti-informalitet. Gjatë fjalës së saj ministrja Denaj u shpreh se inspektorët tatimorë janë përballur me kërcënime dhe kundërshtim të pronarëve apo administratorëve të subjekteve të kapura me shkelje. Denaj tha se disa prej tyre e heqin vetë shiritin, përdorin terma kërcënues por  në disa raste heqja e shiritit bëhet edhe me vendim gjykate duke dalë kundër ligjit. Ajo u shpreh se këto vendime do duhet të rishikohen .

“Kjo periudhë 2-mujore na ka mësuar se kultura e kërkesës së kuponit nuk është ajo që duhet nga qytetarët. Disa e heqin vetë shiritin, por shkojnë më tej edhe kërcënojnë punonjësit, në klubet e natës por edhe në disa hotele. Heqja e shiritit bëhet edhe me vendin gjykate, i cili del kundër ligjit. Këto vendime do të rishikohen. Ne do vazhdojmë punën edhe ndaj atyre bizneseve i cili vijon punën. Gjithë ky proces na ka mësuar se përtej përpjekjes së daljes së çdo ditë dhe çdo natë.

Jemi shumë afër finalizimit deri në prodhimi e paketës që synon rritjen e masë së dënimit dhe evidentimin e shkeljes pa qenë nevoja për gjimnastika nga gjykatësit. Në qoftë se vendimi i marrë nga inspektorët është konform ligjit, vendimin i tyre do të jetë kundra ligjit. I gjithë ky proces i cili vijon përgjatë këtyre dy muajve është për të rritur ndërgjegjësimin. Masat nuk mendoj se sjellin zgjidhje. Ne do ta çojmë këtë paketë për konsultim publik. Nuk dua të flasim me biznesin me gjobvënie. I them se ne jemi këtu për të komunikuar me ju. Jemi duke punuar në disa grupe paralele. Është duke u monitoruar cilësia e karburantit dhe shërbimi i tij.

Në 31 korrik lançuam ligjin për fiskalizimin. Konsultimi mund të zgjasë rreth 1 vit e gjysmë. Ky është një proces që nuk do ndodhë në një ditë. Konsultimi publik ka nisur. Grupet e interesit janë ftuar. Ftoj të gjithë bizneset që të japin opinionet e tyre që ky ligj të jetë i plotë. Ky proces do të sjellë marrëdhëniet me konsumatorin më afër”, deklaroi Denaj.

Ndërsa drejtoresha e Tatimeve deklaroi se plani operacional i cili ka filluar që në datë 4 korrik ka futur në sitë të gjithë vijën bregdetare në vend ku janë konstatuar një sërë shkeljesh.

“Plani operacional ka filluar që në datën 4 korrik. Është inspektuar e gjithë vija bregdetare. Janë konstatuar 1285 shkelje. Për rajone të ndryshme ky inspektim ka gjetur 537 shkelje për mos-regjistrim punonjësish, mungesë licence, mos-lëshim kuponi por edhe raste të përsëritjes së kësaj shkeljeje.

Plani operacional nuk përfshin vetëm vëzhgimin në terren. Ai është i përqendruar në subjektet e hidrokarbureve dhe ndërtimit. Ne do ju bëjmë me dije shkeljet nëpërmjet komunikimeve zyrtare”, u shpreh Ibrahimaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDAL TEK FLAMURTARI/ Japin dorëheqjen nga klubi trajneri dhe drejtori sportiv, ja shkaku befasues
Previous article “PËR SA KOHË JE I LUMTUR...”/ Këngëtarja shqiptare ndan me ndjekësit dedikimin e ëmbël

k.autor

Postime të ngjashme

SPAK I CAKTOI "ARREST SHTËPIE/ Rama shkarkon Vlora Hysenin nga detyra e kreut të SHISH: Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori nën akuzë është çështje individuale Aktualitet

SPAK I CAKTOI "ARREST SHTËPIE/ Rama shkarkon Vlora Hysenin nga detyra e kreut të SHISH: Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori nën akuzë është çështje individuale

"ARREST SHTËPIE" PËR KREUN E SHISH/ SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat Aktualitet

"ARREST SHTËPIE" PËR KREUN E SHISH/ SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat

"ARREST NË SHTËPI" PËR KREUN E SHISH, VLORA HYSENI/ Kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda Aktualitet

"ARREST NË SHTËPI" PËR KREUN E SHISH, VLORA HYSENI/ Kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT