• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BËHU BURRË, BASHA IK”/ Nis lëvizja, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së: Je i paaftë, dështak, gënjeshtar!
Home
Politikë

“BËHU BURRË, BASHA IK”/ Nis lëvizja, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së: Je i paaftë, dështak, gënjeshtar!

13 August, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Lëvizja kundër Lulzim Bashës brenda në Partinë Demokratike duket se po kristalizohet. Edvin Kulluri, ish-anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së është një nga zërat më kritikë ndaj kryetarit të PD-së. Ai i kërkon Lulzim Bashës që të bëhet burrë dhe të largohet nga drejtimi i partisë, që thotë se e ka dërguar nga humbja në humbje. Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar demokrat shprehet se PD-ja zyrtare nuk bind se është më e mirë se banda e Ramës në pushtet. Për Kullurin ka vetëm një fajtor të vetëm dhe ai është kryedemokrati, që sipas tij po e mban partinë peng prandaj duhet të largohet.

“PD zyrtare ka 6 vjet qe vetem kundershton, kritikon, denoncon dhe replikon me qeverine! PD zyrtare nuk bind se eshte me e mire se banda e Rames ne pushtet, nuk krijon alternative dhe ekip te besueshem. PD zyrtare nuk degjon brenda partise se si mund te jete me demokratike, me transparente, me krijuese, me alternative, me e djathte, me e drejte dhe me reflektuese. PD zyrtare eshte shnderruar ne opozite e “forces se zakonit”! Pasqyre e keqe e vetes dhe kundershtarit por jo oferte me e mire qeverisese! Mjafton rrumpalla ne politiken e jashtme me rastin e Memorialit te Grushtit te Shtetit ne Turqi per te kuptuar se c’shemti eshte ky leadership!

Demokratet u lodhen, u robtuan neper protesta, bojkote dhe marrezite e nje njeriu dhe rrethit te tij besnik duke bere vetem “hapa pas” dhe “asnje hap para”! Partine po e mban peng nje njeri i paafte dhe pa asnje lloj pergjegjesie per deshtimet e njepasnjeshme! Po i terheq deshperishmisht nga “genjeshtra ne genjeshter”! 10 revolucione imagjinare ka drejtuar deri tani dhe Rama nderkohe ka arritur cdo fitore prej humbjeve te PD! Nese ke halle te tuat keto nuk jane hallet e PD dhe shqiptareve! Behu burre dhe ik, por ti nuk je i tille, se burrat nuk fshihen dhe nuk genjejne! Burrat mendojne, burrat bashkojne, burrat luftojne, burrat prijne, burrat fitojne! Dhe kur nuk i arrijne keto, ikin “si burrat“shkruan ai.

Pjesë e kësaj lëvizjeje përpos Kullurit pritet që të jenë pikërisht zërat kritikë të Bashës duke nisur që nga Jozefina Topalli, Arben Imami, Edit Harxhi, Ibsen Elezi, Arben Ristani por edhe shumë të tjerë. Përgjatë ditëve të fundit këto zëra kanë qenë mjaft kritikë ndaj liderit demokrat duke nënvizuar se problemet në PD kanë ardhur pikërisht për shkak të lidershipit të dobët. Ata kanë bërë me faj këtë të fundit për rëniet e pësuara nga partia më e madhe opozitare përgjatë muajve të fundit, duke nisur që nga djegia e mandateve e deri tek bojkoti i zgjedhjeve të 30 qershorit, e cila u përkthye në humbje të bastioneve të djathta në pushtetin lokal. PD tashmë ka mbetur pas përfaqësim në asnjë nivel pushteti, duke qenë se përgjatë ditëve të fundit kryetarët socialistë janë futur në bashkitë të cilat më herët drejtoheshin nga PD.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA RREGULL TË RI PËR EMIGRANTËT/ Kushti që mund të rrezikojë qindra mijëra njerëz
Previous article ZBULONI QYTETIN ME MË SHUMË SHOFERE GRA!/ Nuk është Tirana! Më pak ka në …

k.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME KOMUNITETIN SHQIPTAR NË NEW YORK/ Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma! Kemi nisur krijimin... Breaking News

TAKIM ME KOMUNITETIN SHQIPTAR NË NEW YORK/ Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma! Kemi nisur krijimin...

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles Aktualitet

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles

AMBASADORI I SHBA MERR ZYRTARISHT DETYRËN/ Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

AMBASADORI I SHBA MERR ZYRTARISHT DETYRËN/ Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT